☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 93.03 ▲2.89%
ARI 4,205 ▲0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,658 ▲ +1.2% ETH $2,699 ▲ +0.71% XRP $1.4994 ▲ +0.64% SOL $118.2200 ▲ +0.31%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.03 ▲2.89 % ARI 4,205 ▲0.43 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 93.03 ▲2.89 % ARI 4,205 ▲0.43 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Politika

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

Analisti Arben Meçe ka komentuar projektligjin për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke theksuar se drafti është aktualisht në fazën e konsultimit publik, me afat deri më 29 tetor.

Ai e cilësoi draftin si një ndryshim të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, veçanërisht sa i përket rolit të avokatit dhe mbledhjes së provave.

Sipas Meçes, ndryshimet synojnë të forcojnë rolin e avokatit në procesin penal, duke i dhënë atij më shumë kompetenca për kryerjen e verifikimeve dhe hetimeve.

Ai u ndal edhe te roli i gjyqtarit, duke theksuar se drafti parashikon përgjegjësi për mënyrën e vlerësimit të provave.

“Ky është një projektligj për konsultim publik, është lënë një muaj afat. Deri më 29 tetor është konsultim publik. E dyta, ky draft, sipas informacioneve të konsoliduara, është bërë nga juristë holandezë, francezë dhe italianë dhe në krye të grupit është një person që është përmendur me emër, që është drejtor për të drejtat e njeriut. Që nga ky moment kupton kush e ka përgatitur këtë material.

Është një revolucion në sistemin e drejtësisë. Prokurori dhe avokati kanë të njëjtën të drejtë të mbledhin provat dhe të kenë të dy dosje. Avokatët po marrin vlerën që ua jep ligji, të drejtën e tyre. Gjyqtari, me ligj, për herë të parë detyrohet që të nxjerrë konkluzion mes provave; është një penalitet ndaj gjyqtarit që s’e kryen aktin. Avokatit i jepet e drejta t’i kryejë hetimet vetë, të kryejë verifikime. Prokurorët do të kenë konkurrencën përballë. Rritet autoriteti me ligj i avokatit.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.