Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲0%
ARI 4,400 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,198 ▲ +0.25% ETH $1,922 ▲ +0.12% XRP $1.0412 ▼ -0.06% SOL $77.2700 ▲ +1.62%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Bota

Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

– Ligjvënësit francezë arritën sot një kompromis, që mund t’i hapë rrugën hyrjes në fuqi, që në fillim të vitit të ri shkollor në shtator, të një ligji që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vjeç, sipas AP.

Për shkak se Parlamenti do të ndërpresë punimet për pushimet verore, ligji duhet të miratohet sa më shpejt

Pasi Komisioni Evropian vlerësoi se versioni i fundit i projektligjit, nuk ishte plotësisht në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian, deputetët e Asamblesë Kombëtare dhe senatorët zhvilluan sot bisedime përfundimtare dhe arritën një marrëveshje për një version të ndryshuar të projektligjit.

Ai do t’i nënshtrohet nesër votimit përfundimtar në të dy dhomat e Parlamentit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka mbështetur fuqishëm këtë nismë, e cila mund të jetë një nga masat e fundit të rëndësishme të miratuara gjatë mandatit të tij, përpara ai se të largohet nga posti vitin e ardhshëm.

Projektligji parashikon gjithashtu ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkollat e mesme.

Pika kryesore e mosmarrëveshjes kishte të bënte me platformat që do të përfshiheshin në ndalim.

Asambleja Kombëtare votoi ndalimin e të gjitha rrjeteve sociale online, ndërsa Senati propozoi hartimin e një liste të veçantë platformash, që do t’i nënshtrohen këtij kufizimi.

Projektligji u hartua në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale, ligjin e BE-së që vendos rregulla të rrepta, për të garantuar sigurinë e përdoruesve në internet.

Megjithatë, edhe pse mbështeti synimin për mbrojtjen më të mirë të të miturve, Komisioni Evropian vlerësoi se disa dispozita të projektligjit, mbivendoseshin me rregulloren evropiane dhe kërkoi ndryshimin e tij.

Në fund, ligjvënësit ranë dakord për një ndalim të përgjithshëm, në përputhje me versionin e miratuar fillimisht, nga Asambleja Kombëtare, ndërsa përgjegjësia për të siguruar që platformat të zbatojnë kufirin e moshës, do t’i takojë autoriteteve të Bashkimit Evropian.

Ndalimi nuk do të zbatohet për enciklopeditë online, platformat arsimore ose shkencore, si edhe për platformat që përdoren për zhvillimin dhe shpërndarjen e programeve me kod të hapur (open-source). /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.