⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,041 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,358 ▼ -3.74% ETH $2,382 ▼ -4.38% XRP $1.3005 ▼ -6.52% SOL $103.3700 ▼ -4.29%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,041 ▼2.63 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,041 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

PARIS – Protestat e së shtunës do të mbyllin edhe Luvrin

PARIS, 22 tetor /ATSH-AFP/- Disa nga muzeumet më të mëdhenj të Parisit, përfshirë “Luvrin” dhe “Muzeun Orsay”, do të qëndrojnë të mbyllur në mënyrë të jashtëzakonshme të shtunën për shkak të protestave të parashikuara në kryeqytetin francez, të cilat kanë ngritur shqetësime për përsëritjen e trazirave, bëri të ditur sot Ministria e Kulturës.

Sipas një komunikate të ministrisë, mbyllja do të prekë gjithashtu “Grand Palais”, “Muzeun Picasso” dhe “Muzeun e Oranzherisë”.

Ministria e Kulturës u ka bërë thirrje në përgjithësi të gjitha institucioneve nën varësinë e saj të marrin masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e vizitorëve, mbrojtjen e punonjësve dhe ruajtjen e veprave të artit.

Më 17 tetor, protestat kundër rritjes së kostos së jetesës dhe në mbështetje të nxënësve të shkollave të mesme përfunduan me skena kaosi dhe plaçkitjesh në disa qytete të Francës, përfshirë Parisin.

Në prag të kësaj dite të re protestash, autoritetet premtojnë të përforcojnë masat e sigurisë dhe praninë policore, pasi u detyruan të pranonin se më 17 tetor kishin nënvlerësuar rreziqet.

Disa aktivitete janë anuluar tashmë në Paris për këtë fundjavë.

Ndër to është edhe “Mon Premier Festival”, i planifikuar të zhvillohej në qendër të qytetit.

Edhe panairi ndërkombëtar i artit bashkëkohor “Art Basel” ka vendosur të mos qëndrojë i hapur të shtunën dhe të dielën, siç ishte parashikuar fillimisht.

Bashkia e Parisit u bëri sot thirrje qytetarëve që të tregojnë “vigjilencë maksimale” të shtunën, për shkak të rrezikut të akteve të reja të dhunës nga persona që shkaktojnë shkatërrime dhe që, sipas bashkisë, nuk kanë lidhje me lëvizjen e protestës sociale. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.