☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,701 ▲0.54%
DOW 51,962 ▼0.08%
NASDAQ 26,407 ▲1.02%
NAFTA 97.28 ▼1.76%
ARI 4,181 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,266 ▲ +0.98% ETH $2,410 ▲ +0.57% XRP $1.3048 ▲ +1.68% SOL $104.7100 ▲ +1.76%
S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 51,962 ▼0.08 % NASDAQ 26,407 ▲1.02 % NAFTA 97.28 ▼1.76 % ARI 4,181 ▲0.01 % S&P 500 7,701 ▲0.54 % DOW 51,962 ▼0.08 % NASDAQ 26,407 ▲1.02 % NAFTA 97.28 ▼1.76 % ARI 4,181 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Kaos në Luvër, protestuesit mbyllin muzeun e famshëm në Paris

PARIS, 19 tetor /ATSH-AFP/- Muzeu i famshëm i artit, Luvri, në Paris nuk u hap sot në mëngjes sipas orarit të zakonshëm, për shkak të protestës së studentëve, njoftoi muzeu në faqen e tij zyrtare dhe në rrjetet sociale.

Mediet franceze raportuan se studentët kishin bllokuar hyrjen në muze, në shenjë mbështetjeje për protestat e nxënësve, të cilat po zhvillohen prej disa javësh, si dhe për të kundërshtuar atë që ata e cilësojnë si dhunë të ushtruar nga policia.

Sipas raportimeve, sindikata franceze CGT, e cila nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në këtë aksion, por e mbështet atë, deklaroi se muzeu duhet të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në mesditë.

Nxënësit kanë protestuar që nga fundi i shtatorit, duke kërkuar kryesisht pajisje më të mira për shkollat, më shumë mësues dhe kushte më të mira për të mësuar.

Protesta në Luvër zhvillohet vetëm dy ditë pas një dite të madhe protestash, në mbarë Francën kundër rritjes së kostos së jetesës.

Demonstratat u shoqëruan me trazira dhe dëme të mëdha në shumë qytete të vendit.

E hëna shënon gjithashtu përvjetorin e një vjedhjeje spektakolare në Luvër, kur u grabitën bizhuteri të kurorës franceze, me vlerë prej 88 milionë eurosh. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.