⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,784 ▲ +0.33% ETH $2,237 ▲ +0.66% XRP $1.1591 ▼ -2.32% SOL $89.6200 ▼ -0.48%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Macron: Evropa të zhvillojë programin e saj për fluturimet me astronautë

PARIS, 10 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Evropës të zhvillojë, brenda dekadës së ardhshme, një kapacitet të pavarur për fluturimet hapësinore me njerëz.

Ai e bëri deklaratën gjatë një samiti ndërkombëtar për hapësirën që po zhvillohet këtë javë në Paris.

Presidenti

Macron tha se Evropa duhet të rrisë ambiciet e saj në eksplorimin hapësinor dhe të mos mbetet e varur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Rusia.

“Ne duam që Evropa të afirmojë ambicien e saj në fluturimet hapësinore me njerëz”, deklaroi ai, duke theksuar se programi hapësinor evropian mbetet ende i brishtë.

Presidenti francez prezantoi edhe një seri objektivash konkrete për 10 vitet e ardhshme.

Brenda dy vitesh, ai dëshiron që kapsula evropiane e ngarkesave “Nyx” të realizojë ankorimin e parë me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS).

Brenda pesë vitesh, objektivi është që zbarkuesi i parë evropian në Hënë, “Argonaut”, të ulet në sipërfaqen hënore.

Por synimi më ambicioz është për 10 vjet, kapsula e parë evropiane me astronautë të niset nga Kourou, porti hapësinor evropian në Guajanën Franceze, duke transportuar astronautë evropianë dhe të vendeve të tjera.

Evropa nuk ka realizuar deri tani një mision të pavarur me njerëz në hapësirë dhe është mbështetur në raketat dhe kapsulat amerikane e ruse për transportin e astronautëve.

Nisma vjen në një kohë kur Evropa po kërkon të rrisë autonominë e saj në hapësirë, përfshirë zhvillimin e raketave, kapsulave dhe teknologjive të reja.

Vitin e kaluar, Agjencia Evropiane e Hapësirës siguroi një buxhet rekord prej 22.1 miliardë eurosh për programet e saj gjatë tre viteve të ardhshme.

Nëse objektivat e presidentit Macron realizohen, Evropa mund të kalojë nga një rol kryesisht bashkëpunues në eksplorimin hapësinor drejt një fuqie që është në gjendje të dërgojë vetë astronautë në orbitë dhe të ndërtojë një prani më të pavarur në Hënë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.