🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,638 ▲ +0.01% ETH $2,408 ▼ -1.07% XRP $1.2937 ▼ -1.16% SOL $103.3600 ▼ -1.59%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Mbi 550 mijë protestues kundër kostos së jetesës, 400 të arrestuar

PARIS, 18 tetor /ATSH-AFP/- Mbi 500 mijë persona protestuan dje në të gjithë Francën kundër rritjes së kostos së jetesës.

Protestat u shoqëruan me akte dhune dhe qindra arrestime.

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se nuk kishte vend për dhunë, pasi në disa qytete shpërthyen trazira.

Në Paris, policia pengoi protestuesit të marshonin drejt ndërtesave qeveritare.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, tha se në protesta morën pjesë rreth 550 mijë persona, prej të cilëve afërsisht 110 mijë në kryeqytet.

Në shumë qytete pati grabitje dyqanesh, zjarrvënie dhe dëmtime të pronës.

Persona të maskuar sulmuan bashki, komisariate policie dhe ndërtesa të tjera qeveritare.

Ministria e Brendshme njoftoi se 400 persona u arrestuan dhe 60 punonjës policie mbetën të plagosur gjatë akteve të dhunës.

Këto protesta vijnë pas disa javësh demonstratash të nxënësve të shkollave.

Qeveria zhvilloi një mbledhje urgjente dje në mbrëmje, ndërsa kryeministri Sébastien Lecornu dënoi trazirat.

Macron tha se personat e përfshirë në trazira do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen.

Ai paralajmëroi se “nxitësit e kaosit” po përpiqen të dobësojnë institucionet e vendit.

Dhuna u përhap në disa qytete

Më herët, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër protestuesve në Paris, Lion dhe Strasburg.

Në Marsejë, protestuesit u përpoqën disa herë të hynin me forcë në një komisariat policie.

Ata arritën të futeshin në ndërtesën e bashkisë dhe grabitën dyqane, sipas Ministrisë së Brendshme.

Në Lion, një qendër informacioni për turistët u përfshi nga zjarri. Sipas ministrisë, protestuesit penguan zjarrfikësit të ndërhynin.

Persona të përfshirë në trazira hynë me forcë në oborrin e prefekturës në Avinjon, ndërsa në Grenoblë u dëmtua ndërtesa e bashkisë.

Sipas prefekturës së policisë së Parisit, rreth 100 persona u arrestuan në kryeqytet për mbajtjen e armëve dhe sendeve të tjera të ndaluara.

Në protestat e planifikuara prej kohësh, morën pjesë grupe të ndryshme, përfshirë nxënës dhe studentë universitetesh, të cilët prej javësh kërkojnë përmirësimin e kushteve të mësimit.

Thirrjet për protesta u përhapën në rrjetet sociale.

Përveç kostos së lartë të jetesës, protestuesit ngritën shqetësime për çmimet e larta të karburanteve, pagat e ulëta, numrin e madh të personave që punojnë për paga të vogla, si dhe problemet në bujqësi dhe në shërbimin zjarrfikës.

Frika nga rikthimi i protestave të “jelekëve të verdhë”

Disa organizatorë bënë thirrje edhe për ringjalljen e lëvizjes së “jelekëve të verdhë”.

Kjo shtoi shqetësimet e qeverisë se demonstratat mund të shndërrohen në një valë më të gjerë protestash.

Protestat e “jelekëve të verdhë” tronditën Francën në vitin 2019.

Ato nisën kundër planit për rritjen e taksave mbi karburantet, por më pas u shndërruan në një lëvizje mbarëkombëtare kundër kostos së lartë të jetesës dhe padrejtësive sociale.

Protestat i shkaktuan probleme të mëdha Macron, gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Sulme të dhunshme nga persona të maskuar

Sipas Ministrisë së Brendshme, në protesta pati një mobilizim shumë të madh të grupeve të ekstremit të majtë, të cilat, sipas ministrisë, synonin të nxisnin trazira.

Ministria raportoi për përpjekje për grabitje, sulme ndaj punonjësve të policisë dhe forcave të rendit, zjarrvënie në vende publike, si dhe sulme të drejtuara kundër autoriteteve dhe mediave.

Sipas raportimeve të medieve, rreth 100 persona të maskuar bllokuan hyrjen në selinë e televizionit “CNews”, i cili njihet për qëndrimet e tij të djathta, në Paris.

Në të njëjtën ndërtesë ndodhet edhe “Radio Europe 1”. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.