🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.97 ▲1.54%
ARI 3,595 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,548 ▲ +0.97% ETH $1,702 ▲ +0.97% XRP $0.9548 ▲ +1.97% SOL $71.3700 ▲ +1.8%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.97 ▲1.54 % ARI 3,595 ▲0.84 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.97 ▲1.54 % ARI 3,595 ▲0.84 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Mijëra të rinj protestojnë në Paris, kërkojnë më shumë investime në arsim

PARIS, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Disa mijëra studentë dhe nxënës kanë protestuar sot në Paris, në kuadër të një dite mobilizimi kombëtar në sektorin e arsimit të lartë, duke kërkuar më shumë investime në universitete dhe përmirësimin e kushteve të studimit.

Protestuesit marshuan nga sheshi Bastille drejt Panteonit, me thirrjet për të vijuar protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Tubimi u organizua nga sindikatat e studentëve dhe personelit akademik, me mbështetjen e organizatave të nxënësve.

“Do të vazhdojmë të mobilizohemi derisa të arrijmë atë që kërkojmë”, deklaroi për AFP Manon Moret, sekretare e përgjithshme e sindikatës studentore UNEF.

“Duam t’i tregojmë qeverisë se do të shkojmë deri në fund me kërkesat tona dhe nuk do të kënaqemi me pak”, tha Coppélia Moreau, përfaqësuese e organizatës studentore “Interfac IDF”.

Protestuesit kundërshtojnë masat e qeverisë, të cilat i konsiderojnë të pamjaftueshme.

Ata kërkojnë shfuqizimin e platformës së orientimit universitar “Parcoursup” dhe krijimin e disa qindra mijëra vendeve të reja në universitete.

Qeveria franceze ka njoftuar më herët krijimin e 20 mijë vendeve shtesë në arsimin e lartë, zëvendësimin e ardhshëm të platformës “Parcoursup” dhe hapjen e vendeve të reja të punës në arsimin e mesëm.

Sipas AFP-së, mobilizimi i të rinjve vijon prej më shumë se dy muajsh, megjithëse bllokimet në shkolla dhe universitete janë pakësuar gjatë javëve të fundit.

Ministria e Arsimit të Lartë bëri të ditur se përqindja e institucioneve universitare të prekura nga protestat, ka rënë sot në 16%, nga 20-25% që ishte në ditët e mëparshme.

Megjithatë, organizatat studentore paralajmërojnë se protestat do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, veçanërisht nëse qeveria nuk shpall masa të reja përpara Krishtlindjeve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.