⛅
Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,662 ▲1.23%
DOW 53,017 ▲2.38%
NASDAQ 25,688 ▲1.25%
NAFTA 91.75 ▼4.52%
ARI 4,054 ▲2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,524 ▲ +4% ETH $2,432 ▲ +6.28% XRP $1.3103 ▲ +2.82% SOL $96.6600 ▲ +3.77%
S&P 500 7,662 ▲1.23 % DOW 53,017 ▲2.38 % NASDAQ 25,688 ▲1.25 % NAFTA 91.75 ▼4.52 % ARI 4,054 ▲2.88 % S&P 500 7,662 ▲1.23 % DOW 53,017 ▲2.38 % NASDAQ 25,688 ▲1.25 % NAFTA 91.75 ▼4.52 % ARI 4,054 ▲2.88 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gazmend Hoxha dha dorëheqje, MPB shpall konkursin për drejtorin e ri të Policisë së Kosovës

Pas zhvillimeve të fundit dhe dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në vijim të ngjarjeve që lidhen me rastin e Arlinda Zekajt, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur zyrtarisht garën për pasuesin e tij në krye të këtij institucioni.

Në shpalljen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme bëhet e ditur se pozita e Drejtorit të Përgjithshëm ofrohet me një mandat pesëvjeçar.

Udhëheqësi i ri i Policisë do t’i raportojë drejtpërdrejt Ministrit të Punëve të Brendshme për menaxhimin dhe administrimin e të gjithë strukturës policore në vend.

Afati për aplikim ka nisur më 5 nëntor 2026 dhe do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor 2026, në orën 16:00.

Sipas kritereve ligjore të përcaktuara në konkurs, kandidatët e interesuar duhet të jenë shtetas të Kosovës, të kenë arsimim të lartë superior dhe të mbajnë njërën nga gradat policore — kolonel, nënkolonel ose major — për së paku pesë vjet.

Po ashtu, kërkohet që kandidatët të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale, të mos kenë masa disiplinore për shkelje të rënda gjatë 10 vjetëve të fundit, si dhe t’i nënshtrohen procedurës së verifikimit të sigurisë.

Procesi i vlerësimit dhe intervistimit të kandidatëve do të menaxhohet nga Komisioni për Emërime të Larta në Polici. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.