☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 06 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 87.85 ▼1.77%
ARI 4,184 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $86,308 ▲ +0.32% ETH $2,716 ▲ +0.07% XRP $1.5119 ▼ -0.36% SOL $120.2800 ▼ -0.34%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.85 ▼1.77 % ARI 4,184 ▲0.66 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 87.85 ▼1.77 % ARI 4,184 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8483 EUR/CHF 0.9321 EUR/ALL 91.8826 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3716 EUR/TRY 55.1309 EUR/JPY 177.16 EUR/CAD 1.5986
06 Tet 2026
Breaking
Bota

Francis Halzen fiton çmimin “Nobel” në Fizikë për vitin 2026

– Fizikani belgo-amerikan i grimcave Francis Halzen fitoi çmimin “Nobel” në Fizikë për vitin 2026, për kontributet vendimtare në Observatorin e Neutrineve “IceCube” (teleskopi më i madh në botë i dizajnuar për të zbuluar neutrinet, grimca nën-atomike pothuajse pa masë dhe pa ngarkesë elektrike) dhe zbulimin e neutrinove me energji të lartë me origjinë nga hapësira, raportoi “Reuters”.

Neutrinot janë grimca shumë të vogla që kanë masë jashtëzakonisht të ulët dhe ndërveprojnë shumë pak me materien.

Në këtë rast, bëhet fjalë për neutrino me energji shumë të lartë, të cilat vijnë nga objekte ose procese shumë të fuqishme në univers.

Observatori “IceCube” është një qendër e madhe kërkimore e vendosur në akullin e Antarktidës, e cila përdoret për të zbuluar dhe studiuar këto grimca që mbërrijnë në Tokë nga hapësira.

Fituesit e çmimit “Nobel” në Fizikë përzgjidhen nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Çmimi për këtë vit është gjithsej 12 milionë korona suedeze, rreth 1,2 milionë dollarë, një shumë që ndahet mes fituesve nëse ka më shumë se një.

Çmimet “Nobel” u krijuan sipas testamentit të shpikësit dhe sipërmarrësit suedez Alfred Nobel, pasuria e të cilit u krijua pjesërisht nga shpikja e dinamitit.

Çmimet u dhanë për herë të parë në vitin 1901 dhe nderojnë arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe. Më vonë, Banka Qendrore e Suedisë shtoi edhe çmimin për ekonominë.

Fizika kishte një vend të rëndësishëm në testamentin e Nobel dhe çmimi “Nobel” në Fizikë vazhdon të konsiderohet një nga vlerësimet më të larta në këtë fushë.

Gjatë dekadave, ai u është dhënë shkencëtarëve për zbulime që kanë ndryshuar në mënyrë thelbësore mënyrën se si njerëzimi e kupton universin.

Mes fituesve të mëparshëm janë disa nga emrat më të njohur të shkencës, si Albert Einstein, Marie dhe Pierre Curie, Max Planck dhe Niels Bohr. Puna e tyre ndihmoi në krijimin e bazave të fizikës moderne.

Çmimi i vitit të kaluar në Fizikë iu dha shkencëtarëve me qendër në SHBA, John Clarke, Michel Devoret dhe John Martinis, për eksperimente që treguan në praktikë, parimet e fizikës kuantike, një fushë e fizikës që studion sjelljen e materies dhe energjisë në përmasa jashtëzakonisht të vogla.

Kërkimet e tyre u konsideruan të rëndësishme për zhvillimin e gjeneratës së ardhshme të kompjuterëve dhe teknologjive të tjera digjitale.

Çmimi “Nobel” për Paqen, është i vetmi çmim që nuk jepet në Suedi, por dorëzohet veçmas në Oslo të Norvegjisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.