☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 27 May 2026
S&P 500 7,519 ▲0.61%
DOW 50,462 ▼0.23%
NASDAQ 26,656 ▲1.19%
NAFTA 91.26 ▼2.8%
ARI 4,487 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $75,788 ▼ -1.14% ETH $2,077 ▼ -0.75% XRP $1.3344 ▼ -0.61% SOL $83.9700 ▼ -0.29%
S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 91.26 ▼2.8 % ARI 4,487 ▼0.35 % S&P 500 7,519 ▲0.61 % DOW 50,462 ▼0.23 % NASDAQ 26,656 ▲1.19 % NAFTA 91.26 ▼2.8 % ARI 4,487 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1633 EUR/GBP 0.8645 EUR/CHF 0.9136 EUR/ALL 95.4953 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4360 EUR/TRY 53.3932 EUR/JPY 185.22 EUR/CAD 1.6061
27 May 2026
Breaking
Arte

“Frekuenca – Dimensione Paralele”, nga diploma drejt karrierës artistike, Ermir Hoxha: Një ekspozitë mbi vazhdimësinë

Nga diploma drejt karrierës artistike, punimet e maturantëve të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë janë pjesë e një ekspozite. Kjo ekspozitë sjell në Tiranë një frymë të re krijimtarie, duke prezantuar punët e artistëve të rinj, si dhe duke pasuruar jetën artistike të kryeqytetit. Ekspozita “Frekuenca – Dimensione Paralele”, një projekt i realizuar me diplomat e maturantëve të Liceut Artistik “Jordan Misja” vjen e kuruar nga Enkelejd Zonja. Ekspozita u hap këto ditë në mjediset e galerisë FAB të Universitetit të Arteve në Tiranë, ku prof. asc. dr. Ermir Hoxha thotë se që prej krijimit të tij, Liceu Artistik ka qenë hapësira, ku dëshira për art është kthyer në disiplinë, ku talenti është përballur me teknikën, vëzhgimin dhe punën e përditshme. Ai thekson se vendosja e diplomave të maturantëve të Liceut Artistik në Galerinë FAB ka një rëndësi simbolike, pasi i afron ata për herë të parë me hapësirën universitare të artit.

Sipas tij, diploma nuk përfaqëson fundin e një rrugëtimi, por fillimin e një etape të re që lidh liceun me universitetin dhe hap mundësi për të ardhmen e tyre artistike. “Ekspozita “Frekuenca – Dimensione Paralele” vendos për herë të parë diplomat e maturantëve të Liceut Artistik “Jordan Misja” në ambientet e Galerisë FAB të Universitetit të Arteve. Ky gjest ka rëndësi të veçantë simbolike. Galeria FAB, historikisht e lidhur me procesin e diplomave, arkivimin dhe ballafaqimin publik të punëve studentore, hapet këtë herë për ata që ende nuk janë studentë të saj, por që nesër mund të bëhen pjesë e kësaj shtëpie. Diploma, në këtë ekspozitë, nuk lexohet si mbyllje. Ajo është një prag: fundi i një cikli shkollor dhe njëkohësisht shenja e parë e një rruge që sapo nis. Vendosja e këtyre punëve në Galerinë FAB krijon një takim mes dy kohëve: kohës së liceut dhe kohës së universitetit. Nxënësit hyjnë në një hapësirë që nesër mund të jetë vendi i tyre i përditshëm i punës, debatit, pasigurisë dhe rritjes. Ata nuk ftohen vetëm të ekspozojnë, por të afrohen me një horizont të mundshëm”, shprehet prof. asc. dr. Ermir Hoxha.

Një ekspozitë mbi vazhdimësinë

Ekspozita “Frekuenca – Dimensione Paralele” një nga ekspozitat e reja këto ditë në Tiranë u çel me praninë e pedagogëve të arteve, drejtuesve të Liceut Artistik dhe maturantëve. Prof. asc. dr. Ermir Hoxha thotë se ekspozita thekson vazhdimësinë e rrugëtimit artistik. ““Frekuenca – Dimensione Paralele” është, në thelb, një ekspozitë mbi vazhdimësinë. Ajo kujton se arti nuk lind i shkëputur nga institucionet, nga pedagogët, nga atelierët dhe nga puna e gjatë e përditshme. Njëkohësisht, ajo tregon se çdo institucion ka kuptim vetëm kur arrin të mbajë gjallë ëndrrën fillestare të atij që hyn në të. Në këtë takim mes Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe Universitetit të Arteve, ekspozita propozon një gjest të thjeshtë, por të nevojshëm: t’u tregojë nxënësve se rruga e tyre nuk mbaron me diplomën. Përkundrazi, ajo hapet prej saj. Universiteti i Arteve shfaqet këtu si vendi që i pret, si hapësira ku prirja e formuar në Lice mund të zhvillohet më tej, të thellohet në nivel profesional dhe të kthehet gradualisht në një karrierë të suksesshme artistike”, shprehet prof. asc. dr. Ermir Hoxha. Liceu Artistik “Jordan Misja” është një shkollë e profilit artistik, ku dhe më parë nxënës të tij kanë qenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.