☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.31 ▼14.73%
ARI 4,833 ▲3.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,371 ▲ +3.97% ETH $2,235 ▲ +6.11% XRP $1.3721 ▲ +4.23% SOL $84.5700 ▲ +6.07%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.31 ▼14.73 % ARI 4,833 ▲3.17 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.31 ▼14.73 % ARI 4,833 ▲3.17 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Fullani përfundimisht i pafajshëm, ‘mbyll’ betejën me drejtësinë

Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka mbyllur betejën e tij me drejtësinë, duke u shpallur përfundimisht i pafajshëm për akuzat e prokurorisë për shpërdorim detyre.

Prokuroria ka tejkaluar afatin duke mos depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e gjykatës së Apelit, duke bërë që ky vendim të marrë formë të prerë.

Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë. Zyrtarisht prokuroria e Apelit pohoi për Top Channel se nuk ka depozituar rekurs në Gjykatën e nivelit të tretë, për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë të shpallur më 23 dhjetor nga Kolegji Penal i kësaj gjykate.

Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe proceduriale meqënëse nuk pati asnjë reagim nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.

Ashtu si edhe apeli, më herët gjykata e shkalles së parë e shpalli të pafajshëm Ardian Fullanin për dy episode që i adresonin shpërdorimin e detyrës, në të parën prokuroria dyshoi se Fullani me mos veprimet e tij kishte krijuar lehtësira që Ardian Bitraj e Mimoza Bruzia të vidhnin 713 milionë lekë në departamentin e Thesarit. Të dyja gjykatat e kundërshtuan prokurorinë, e cila kishte kërkuar dënimin e tij me 5 vjet burg.

1 Koment

  • Bol Boti 27 January 2016, 06:31

    Nje turp tjeter i Drejtesise shqiptare.& milion dollare nga thesari i shtetit dhe ai qe eshte i pari ne kete Institucion s'mban pergjegjesi, nje turp i madh per drejtesien shqiptare, te koruptuar dhe diote e joprofesionale se dicka qe nuk mund te mbrohet , nuk mund te mbrohet.Ky e Ilir Meta kane per t'u studiuar pas ca vitesh se si nuk duhet te veproje drejtesia.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.