☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,558 ▼ -0.88% ETH $2,345 ▼ -2% XRP $1.2927 ▼ -0.84% SOL $101.5500 ▼ -1.85%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kosova

Fundjava me diell

Instituti Hidrometerologjik bën të ditur se fundjava në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira.

IHK njofton se për të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Vranësira më të theksuara mund të paraqiten herë pas here përgjatë relievit malor, por nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1°C deri në 3°C, ndërkaq ato maksimale nga 18°C deri në 22°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–4 m/s.

Edhe për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Nuk parashihen reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0°C deri në 3°C, ndërkaq ato maksimale: 19°C deri në 24°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1–3 m/s.

Kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të përshtatshme për aktivitete në ambient të hapur. Rritja e temperaturave gjatë ditës do të sjellë kushte më të favorshme termike, ndërsa në orët e mëngjesit do të mbizotërojnë temperatura relativisht të ulëta.

Vështrim për ditët në vijim

Sipas tendencave aktuale të parashikimeve, më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me mundësi për reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës. Në viset e larta, mbi 1200 m lartësi mbidetare, paraqiten kushte për reshje bore.

Ky ndryshim i kushteve atmosferike pritet të jetë i favorshëm, veçanërisht për bujqësinë dhe përgatitjen e tokës, pas periudhës së thatë. Megjithatë, sasia dhe shpërndarja e reshjeve do të jenë më të qarta me afrimin e këtyre datave. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.