Mjeti me targë AA356NA që po transportonte më shumë se gjysmë tonelate drogë rezulton të jetë në pronësi të një biznesi nga Qarku i Fierit. Në operacionin antidrogë morën pjesë policia e Elbasanit si dhe forcat speciale të cilët ndaluan furgonin me drogë jo shumë larg Pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë, pasi e kishin mbajtur në vëzhgim të rreptë që nga vendi nga ku ishte nisur me ngarkesën e drogës. Operacioni u finalizua pas hetimeve disa mujore nga antidroga se me këtë furgon trafikoj sasi e madhe droge me destinacion një nga vendet fqinje.
Hetimi sipas burimeve zyrtare është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit dhe dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike. Aktualisht janë identifikuar disa persona të tjerë të përfshirë në trafikun e sasisë prej 570 kg kanabis sativa, disa prej të cilëve dyshohet se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës nga Shqipëria. Prej mesditës së të mërkurës Antidroga është në operacion për arrestimin e tyre dhe burime të besueshme kanë paralajmëruar arrestime të bujshme. Gjithsesi paraditen e kësaj të enjte pritet të konfirmohen zyrtarisht rezultatet dhe detajet e imtësishme të operacionit që u finalizua me bllokimin e drogës në një furgon në pronësi të një biznesi të njohur nga Fieri.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.