☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,407 ▲0.72%
DOW 51,490 ▼0.06%
NASDAQ 24,666 ▲1.44%
NAFTA 90.25 ▼0.3%
ARI 4,083 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,792 ▼ -0.4% ETH $2,230 ▼ -0.89% XRP $1.1849 ▼ -4.02% SOL $90.2100 ▲ +0.68%
S&P 500 7,407 ▲0.72 % DOW 51,490 ▼0.06 % NASDAQ 24,666 ▲1.44 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,083 ▼0.75 % S&P 500 7,407 ▲0.72 % DOW 51,490 ▼0.06 % NASDAQ 24,666 ▲1.44 % NAFTA 90.25 ▼0.3 % ARI 4,083 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

Futboll, 40 vjet nga largimi i Alex Ferguson nga Aberdeen drejt Manchester United

SKOCI, 6 nëntor, ATSH/ BBC Skoci rikthen historinë e largimit të Alex Ferguson nga Aberdeen, më 6 nëntor 1986, për të marrë drejtimin e Manchester United, një vendim që në atë kohë shkaktoi habi dhe zhgënjim te tifozët skocezë, por që do të shënonte fillimin e një prej epokave më të suksesshme në historinë e futbollit.

Ferguson kishte kaluar tetë vite te Aberdeen, ku kishte ndërtuar një skuadër fituese, duke siguruar tre tituj kampionë të Skocisë, katër Kupa të Skocisë, Kupën e Fituesve të Kupave të Europës dhe Superkupën e Europës. Sukseset e tij kishin thyer edhe dominimin tradicional të dy gjigantëve skocezë, Celtic dhe Rangers.

Largimi i tij u përjetua si një goditje e fortë për klubin. Disa tifozë e konsideruan vendimin të gabuar, ndërsa drejtuesit dhe lojtarët u përballën me pasigurinë për të ardhmen e skuadrës.

Historia e kalimit te Manchester United u bë publike nga gazetari sportiv i BBC Scotland, Roddy Forsyth, i cili kishte udhëtuar drejt Aberdeen për të verifikuar zërat për negociatat mes Fergusonit dhe klubit anglez. Ai arriti ta gjente trajnerin dhe presidentin e United, Martin Edwards, në një hotel pranë aeroportit. Ferguson konfirmoi se do të merrte drejtimin e skuadrës, ndërsa të dy po festonin lajmin me shampanjë.

Në 26 vite në krye të Manchester United, Ferguson fitoi 38 trofe, mes tyre 13 tituj të Premier League, dy Liga Kampionesh, pesë Kupa FA dhe katër Kupa të Ligës. Ai u shndërrua në një nga trajnerët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Dyzet vjet më vonë, largimi nga Aberdeen shihet si një pikë kthese që i parapriu një prej karrierave më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit. Edhe pse në atë kohë u shoqërua me polemika dhe zhgënjim, rezultatet e mëvonshme dëshmuan përmasat e vendimit të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.