☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.91 ▲0.89%
ARI 3,883 ▼3.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,972 ▼ -2.49% ETH $2,240 ▼ -0.85% XRP $1.2500 ▲ +0.66% SOL $95.1500 ▼ -1.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,883 ▼3.67 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,883 ▼3.67 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

G20 – Rubio dhe Lavrov në të njëjtën tryezë, evropianët refuzojnë foton familjare

– Ministrat e Jashtëm të vendeve të G20-s nisën sot takimin dyditor në Atlanta të SHBA-së, pa realizuar fotografinë tradicionale të përbashkët, pasi disa përfaqësues evropianë kundërshtuan të pozonin përkrah ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, raportoi “Reuters”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, vendosi të anulojë fotografinë, pasi disa diplomatë evropianë kishin kundërshtuar pjesëmarrjen në të dhe kishin paralajmëruar se do të largoheshin nëse Lavrovi do të merrte pjesë në foton familjare.

Sipas dy zyrtarëve amerikanë, të cituar nga “Associated Press”, Rubio mori këtë vendim për të shmangur që mosmarrëveshja mbi fotografinë të kthehej në një çështje, që do të largonte vëmendjen nga diskutimet e takimit.

Megjithatë, pjesëmarrja e Lavrovit nuk pengoi zhvillimin e mbledhjes.

Ministrat, mes tyre edhe diplomati rus, u ulën në të njëjtën tryezë për të diskutuar çështjet ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul deklaroi para takimit se nuk do të kishte fotografi të përbashkët me përfaqësuesit evropianë dhe Lavrovin.

“Në asnjë rast nuk do të ketë një fotografi familjare ku partnerët tanë evropianë të jenë së bashku me zotin Lavrov, sepse nuk ka normalitet me Rusinë”, u shpreh Wadephul.

Ai theksoi se mosmarrëveshjet me Moskën duhet të diskutohen në tryezën e bisedimeve, dhe se nuk duhen dhënë sinjale të gabuara për normalizimin e marrëdhënieve.

Edhe ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, e cilësoi anulimin e fotografisë si vendimin e duhur të SHBA-së, duke deklaruar se nuk ishte i vetmi që nuk dëshironte të fotografohej me Lavrovin.

Sipas një diplomati perëndimor, rreth një e treta e pjesëmarrësve, përfshirë përfaqësues nga Australia dhe Kanadaja, kishin kundërshtuar fotografinë e përbashkët.

Fillimisht, zyrtarët evropianë kishin propozuar realizimin e dy fotografive të veçanta: njëra me pjesëmarrjen e Lavrovit dhe tjetra pa ministrin rus. Në fund, megjithatë, fotografia tradicionale u hoq nga programi.

Rubio bën thirrje për bashkëpunim

Në hapje të takimit, Rubio u bëri thirrje vendeve pjesëmarrëse të bashkëpunojnë përballë krizave ekonomike dhe gjeopolitike që, sipas tij, po kërcënojnë stabilitetin ndërkombëtar.

Ai përmendi rreziqet për tregtinë botërore, furnizimin me energji dhe ushqime, si dhe lirinë e lundrimit në rrugët kryesore detare.

Në agjendën e diskutimeve janë përfshirë lufta në Ukrainë, konflikti me Iranin, tarifat tregtare amerikane dhe tensionet në Detin e Kinës Jugore.

Prania e Lavrovit ka nxjerrë në pah ndarjet mes vendeve të G20-s për mënyrën se si duhet trajtuar Rusia, në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon dhe vendet evropiane mbështesin Kievin.

Mosmarrëveshjet janë shtuar edhe pas vendimeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me Moskën, përfshirë heqjen e përkohshme të disa sanksioneve dhe një marrëveshje për blerjen e naftës ruse.

Takimi i ministrave të Jashtëm në Atlanta synon të përgatisë samitin e liderëve të G20-s, që presidenti amerikan Donald Trump pritet të organizojë në dhjetor në Majami.

Në takim mungon edhe Afrika e Jugut, anëtare themeluese e G20-s, e cila nuk u ftua nga administrata amerikane.

Autoritetet afrikano-jugore deklaruan se mungesa e vendit të tyre nuk ishte zgjedhje e vullnetshme.

G20 përbëhet nga 19 shtete, Bashkimi Evropian dhe Bashkimi Afrikan.

Grupi shërben si forum për bashkëpunimin ekonomik dhe diskutimin e çështjeve kryesore ndërkombëtare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.