🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,599 ▲1.46%
DOW 53,086 ▲1.15%
NASDAQ 25,923 ▲2.16%
NAFTA 80.05 ▼5.46%
ARI 4,092 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,942 ▲ +0.97% ETH $1,870 ▲ +0.04% XRP $1.0821 ▼ -0.04% SOL $73.7200 ▲ +0.48%
S&P 500 7,599 ▲1.46 % DOW 53,086 ▲1.15 % NASDAQ 25,923 ▲2.16 % NAFTA 80.05 ▼5.46 % ARI 4,092 ▼0.37 % S&P 500 7,599 ▲1.46 % DOW 53,086 ▲1.15 % NASDAQ 25,923 ▲2.16 % NAFTA 80.05 ▼5.46 % ARI 4,092 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Politika

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur edhe sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës së sigurisë të caktuar nga Gjykata e Posaçme.

Berisha, në daljen para mediave, komentoi mbi garën për kryeprokurorin e ri. “Jo, ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash. Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, ne kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi në përzgjedhjen e emrave”, tha ai.

Por mund të them që Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë. Dhe kur dëgjoj raportin e tij, ai flet sikur është drejtor i statistikave të policisë. Është, për mendimin tim, një zhveshje e gabuar që i kanë bërë atij, sepse ai është institucion kushtetues. Është institucion kushtetues dhe ta lësh atë sa për disa statistika, kjo është një akt, mendoj, që mund të rishqyrtohet si institucion, për të korrigjuar disa gabime që janë bërë.

Për shembull, këta këtu hetojnë veten e tyre. Nuk ndodh në botë këtu. Nuk ndodh në botë që një institucion, për çështje penale, se hajde administrative, por për çështje penale, të hetojë veten e tij.

Atëherë është e domosdoshme që një institucion tjetër, natyrisht, meqë këta janë institucion kushtetues, një institucion tjetër kushtetues, të marrë disa atribute, në mënyrë që askush të mos ndihet mbi ligjin e të tjera.

Por, në këtë formë siç e kanë katandisur komplet Prokurorinë e Përgjithshme, ai institucion nuk ka një rol që duhet ta ketë”.

Ai foli edhe për hetimin për biznesmenin Ermal Beqiri. “Kështjella është e Ermal Beqirit apo e Edi Ramës dhe Olsi Ramës? Se ju e patë, ai kishte kështjellë, kishte jahte, kishte avion, pasuritë e shqiptarëve, rrogat, pensionet e tyre të vjedhura dhe të shtruara në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri, shumë. Megjithatë, hetimet do ta tregojnë se kështjella mund të jetë e Edi Ramës, mbasi ai nuk mund të toleronte në rrethin e tij kështjellarë të tjerë përveç vetes së tij”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.