☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 03 September 2026
S&P 500 7,667 ▲0.46%
DOW 53,062 ▲0.56%
NASDAQ 26,218 ▲0.45%
NAFTA 90.27 ▼0.81%
ARI 4,471 ▲1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $77,896 ▲ +0.38% ETH $2,406 ▼ -0.67% XRP $1.3683 ▲ +1.51% SOL $100.7200 ▲ +0.64%
S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.27 ▼0.81 % ARI 4,471 ▲1.28 % S&P 500 7,667 ▲0.46 % DOW 53,062 ▲0.56 % NASDAQ 26,218 ▲0.45 % NAFTA 90.27 ▼0.81 % ARI 4,471 ▲1.28 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Gashi: Nuk jemi të sigurt nëse i kemi numrat për ta kaluar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi thotë se nuk janë të sigurt nëse i kanë numrat për ta kalur Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Kuvend.

Gashi tha se për ligjet çdo herë duhet dialog dhe se takimet mes deputetëve të jenë mënyra e artikulimit dhe gjetjes së zgjidhjes.

“Po nuk i dimë, nuk jemi të sigurt për momentin dhe mendoj se duhet të flasim me deputetët të shohim të shohim a kemi mundësi dhe hapësirë politike, a ka gatishmëri që të kalohet ligji dhe të implementohet. Si po rrjedh implementimi, dhe pastaj kushdo që vjen në pushtet apo edhe ne vetë vitin tjetër.

Të formohet trupi koordinativ në Qeveri kur të miratohet metodologjia, do ta përcaktojmë saktë se në cilin institucion cila metodë duhet të përdoret për të arritur deri te përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.

Dhe nëse kjo i jep rezultatet e veta do të bindemi të gjithë se është mirë. Nëse ka probleme, nëse ka mangësi, nëse ka anomali të caktume do të ulemi prap bashkërisht të shohim se ky ligj, apo nen, apo element i ligjit nuk jep rezultate e duhura. E ndryshojmë atë nen, e modifikojmë, dmth vijmë deri te zgjidhja. Asnjëherë nuk ka pasur ligj perfekt që është votuar për herë të parë dhe ka mbetur i tillë i pandryshuar”, tha Gashi.

Lidhur me mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, Gashi tha se zgjedhjet duhet të mbahen në termin e rregullt. Ai shtoi se qëndrimi për zgjedhjet nuk lidhet me frikën nga humbja apo fitorja, pasi sipas tij, rezultatin e përcakton qytetari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.