☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 21 July 2026
S&P 500 7,443 ▼0.19%
DOW 51,839 ▼0.59%
NASDAQ 25,508 ▼0.05%
NAFTA 82.13 ▼0.42%
ARI 4,076 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
₿ CRYPTO
BTC $65,792 ▲ +2.62% ETH $1,933 ▲ +4.16% XRP $1.1342 ▲ +4.25% SOL $78.4500 ▲ +3.35%
S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.13 ▼0.42 % ARI 4,076 ▲1.5 % S&P 500 7,443 ▼0.19 % DOW 51,839 ▼0.59 % NASDAQ 25,508 ▼0.05 % NAFTA 82.13 ▼0.42 % ARI 4,076 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8497 EUR/CHF 0.9245 EUR/ALL 93.7656 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3553 EUR/TRY 53.8784 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6049
21 Jul 2026
Breaking
Bota

GAZA – Hamasi emëron Khalil Al-Hayya si udhëheqësin e ri të përgjithshëm

GAZA, 20 korrik, /ATSH/- Lëvizja palestineze Hamas ka emëruar Khalil Al-Hayya si udhëheqësin e ri të përgjithshëm të organizatës. Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate zyrtare të Hamasit, raportoi “Reuters”.

Al-Hayya zëvendëson Yahya Sinwar, i cili u vra në tetor të vitit 2024, gjatë luftimeve me forcat izraelite në Rripin e Gazës.

Al-Hayya, ish-shefi i Hamasit në Gaza dhe negociatori kryesor i grupit, është bërë një nga figurat më të rëndësishme të organizatës, pas vrasjes së Sinwarit dhe të ish-udhëheqësit Ismail Haniyeh, i cili u vra në Iran në korrik 2024.

Sipas analistëve, Al-Hayya konsiderohet më i ashpër se rivali i tij Khaled Meshaal dhe emërimi i tij, mund të sinjalizojë një qëndrim edhe më të fortë të Hamasit kundër kërkesave ndërkombëtare për çarmatimin e grupit.

Situata në Gaza

Hamasi po përballet me një nga periudhat më të vështira që nga themelimi i tij në vitin 1987.

Edhe pse armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja në tetor, ka ulur intensitetin e luftimeve, Izraeli vazhdon të kontrollojë mbi 60% të Rripit të Gazës, ndërsa sulmet vazhdojnë dhe kushtet humanitare për rreth 2 milionë banorët mbeten shumë të rënda.

Një sulm izraelit në Khan Younis, vrau të paktën tre palestinezë. Ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur një militant të Hamasit në zonë.

Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, më shumë se 1150 palestinezë, kryesisht civilë, janë vrarë nga sulmet izraelite që prej armëpushimit të tetorit, ndërsa katër ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë së njëjtës periudhë.

Çfarë sinjalizon emërimi?

Sipas analistes palestineze Reham Owda, zgjedhja e Al-Hayyas tregon se Hamasi mbetet i përkushtuar ndaj luftës së armatosur, refuzon çarmatimin në çdo rrethanë dhe synon të rindërtojë kapacitetet e tij ushtarake, duke ruajtur aleancën me Iranin dhe të ashtuquajturin “Boshti i Rezistencës”.

Kjo, sipas saj, do t’i bëjë edhe më të vështira negociatat për çarmatimin e Hamasit.

Plani i armëpushimit i propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump parashikon çarmatimin e Hamasit, tërheqjen graduale të ushtrisë izraelite dhe administrimin e Gazës nga një qeveri teknokrate palestineze.

Megjithatë, bisedimet mes Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësve deri tani, nuk kanë arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për përfundimin e konfliktit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.