Gazetarja Mejdini: Rama tregoi forcën në momentin kur të tjerët e mendonin më të dobët
E ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, gazetarja Fatjona Mejdini komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Rinasi, pas kthimit të tij nga SHBA-ja, duke u shprehur se, përmes saj, Rama zgjodhi të tregojë se është i fortë dhe se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga rruga e tij.
“Rama vinte nga SHBA-ja, kishte zgjedhur aeroportin, dukej si një lloj urgjence për atë konferencë, dukej sikur një njoftim i madh do të vinte nga aty. U mendua për ndonjë gjë të madhe, të tipit dorëheqje. Ishin shumë spekulime normale, pasi kryeministri Rama ka një situatë të rënduar nga protestat që prej katër muajsh dhe, nga ana tjetër, skandalet e njëpasnjëshme që dalin nga hetimet e SPAK-ut. Por Edi Rama bëri atë që të tjerët nuk e prisnin, ose e prisnin më pak. Tregoi që unë jam i fortë në momentin kur ju mendoni se jam më i dobët. Ajo që bëri aty në aeroport ishte tregimi i një lloj force. Ai tha se nuk ka burrë nënë ta akuzojë për çështje korrupsioni. Tregoi një qëndrueshmëri dhe theksoi se nuk do të lëvizte nga vendi i tij, pavarësisht nga çdo lloj gjëje që do të vinte. Kryeministri nuk ka ndërmend të lëvizë nga kjo rrugë. Shqipëria do të ketë testin e saj në zgjedhjet lokale të vitit 2027”, tha ajo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.