Gazsjellësi TAP, ja si ndahet “torta” 45 miliardë USD investimeve
Me një kosto të kombinuar prej të paktën 45 miliard USD e SD2 (Shah Deniz 2) dhe SGC (Korridori i Jugut për Gazin) përbëjnë një nga projektet më të mëdha energjetike në botë në fazën e “ekzekutimit të projektit” dhe formojnë projektin më të madh me të cilin po përballet Europa me një burim të ri gazsjellësi. Detajet e projektit
-SD2 (Shah Deniz 2) pritet që të sigurojë 16 miliard metra kubik për gazin (bcma) në vit për miliona konsumatorë në Gjeorgji, Turqi, Greqi, Bullgari dhe Itali.
-Shpërndarja e SD2 (Shah Deniz 2) dhe SGC (Korridori i Jugut per Gazin) do të kërkojë një bashkëpunim të ngushtë midis 10 kompanive investuese, 7 qeverive dhe 11 blerësve me shumicë të gazit.
– Shah Deniz do të dislokojë teknologjinë e parë të prodhimit nën detin Kaspik, dhe do të përdorë zgjidhje të avancuara për shpim, për të përfunduar tek puset të cilat shpërndajnë gaz në përqindjet më të larta në botë.
– Rrjeti i gazsjellësit 3500 km të gjatë SGC (Korridori i Jugut për Gazin), i cili përbëhet nga SCPX, TANAP, dhe projektet e gazsjellësit TAP mund të zgjerohen dyfish nga kapaciteti i tyre fillestar për të vendosur pjesën shtesë.
– Dispozitat janë bërë për të zgjeruar PSA të Shah Deniz që nga 2036 deri në vitin 2048, duke hapur zhvillimet e tjera në të ardhmen të rezervuarëve të thellë të Shah Deniz. Aktivitetet gjatë 2014 dhe zotimi për të zbatuar kontratat
– Projekti SD2 (Shah Deniz 2) ka hyrë ne fazën e ndërtimit me aktivitete të detajuara inxhinierike, ato të shpimit dhe të ndërtimit paraprak të cilat janë në vazhdimësi e sipër. Shpenzimet totale për SD2 (Shah Deniz 2) upstream (në drejtim të rrjedhës) dhe SCPX në vitin 2014 priten që të jenë rreth 5 miliard $. Shembuj të kontratave të cilat janë mbyllur në vitin 2014 janë:
– KBR për sigurimin e teknikave të detajuara, menaxhimit të projektit dhe shërbimeve mbështetëse të prokurimit; me një vlerë 365 milionë USD.
– Aleanca Tefken-Azfen do të kryeje ndërtimin e gazit shtesë dhe do të forcojë mjetet përpunuese në Terminalin Sangachanal në Baku; me një vlerë 998 milion dollarë.
– Konsorciumi AMEC-Tekfen-Azfen (ATA) për prodhimin e njësive të platformave të Fazes së 2-të kantieri i prodhimit ATA në Bibi-Heybat afër Baku ka një vlerë 974 milion$.
– Faza fillestare e teknikave për pjesen e nën-detit dhe gazsjellesit si dhe shërbimet për menaxhimin e projektit llogariten në vlerën 57 milionë USD dhe i janë dhënë Ëood Group Kenny Limited (ËGK).
– Tek SCPX, kontrata për ndërtimin dhe suportin për shërbimet e projektit SCPX në Gjeorgji i është dhënë sipërmarrjes së përbashkët Bechtel- Enka.
– CBI do t’i sigurojë gazsjellësit dhe shërbimeve SCPX shërbime teknike dhe për menaxhimin e projektit.
– CSM Bessac do të kryeje ndërtimin e boshtit dhe tunelit si dhe instalimin e vijës së tubacionit për dy kalimet nga njeri breg në tjetrin të lumit për projektin SCPX.
– Kontrata 26 milion$ për shpimet horizontale drejtuese dhe instalimin e vijës së tubacionit për pesë kalimet e lumit të projektit SCPX i është dhënë Drill Tec GmbH.
– Kontrata istiglal për Shpimin i është dhënë CDC, ndërkohë që Kontrata Maersk Heydar Aliyev i është dhënë Maersk.
– Konsorciumit BoS Shelf/Saipem/Star Gulf i është dhënë kontrata për të dyja marinat detare të përfshira dhe prodhimin offshore (në det të hapur).
– Kantieri detar i Baku është kontraktuar nga Anija e Ndërtimit në Nënde, ShaëCor në Hollande B.V. (Bredero) i janë dhënë dy kontrata me një vlerë të kombinuar prej 226 milion USD. Këto kontrata mbulojnë aplikimin për mos-gërryerjen dhe shtresën për peshën e betonit për eksportin e gazsjellësit Shah Deniz 2 në nëndet, dhe përmiresimin e centralit Caspian Pipe Coating (CPS) në Baku.