Gërmimet në Amantia hedhin dritë mbi një tjetër kapitull të historisë së këtij qyteti të lashtë, një nga zbulimet…
Gërmimet arkeologjike në parkun e Amantias po hedhin dritë mbi një tjetër kapitull të historisë së këtij qyteti të lashtë. Parku arkeologjik i Amantias është një nga destinacionet turistike për qarkun e Vlorës, ku nga gërmimet e arkeologjike po zbulohen gjurmë të jetës antike. Gërmimet më të fundit arkeologjike janë realizuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë dhe këto zbulime po hedhin dritë mbi një kapitull të ri të historisë së Amantias. Nga MTKS bëhet me dije se gërmimet arkeologjike në parkun e Amantias po zbulojnë gjurmë të jetës antike, mure mbrojtëse dhe struktura historike që ruajnë mistere të pazgjidhura.
“Nga gërmimet arkeologjike të fortifikimit në taracën lindore, i cili u zbulua gjatë gërmimit të vitit 2025 në Parkun Arkeologjik Amantia, po zbulohen gjurmë të jetës antike, mure fortifikuese dhe godina që mbajnë ende mistere të pazgjidhura. Gërmimet më të fundit, nga IKTK dhe DRTK Vlorë, po hedhin dritë mbi një tjetër kapitull të historisë së këtij qyteti të lashtë. Strukturat e zbuluara, që datojnë nga shek. III p.Kr. deri në shek. VI m.Kr., tregojnë për vazhdimësinë e jetës dhe rëndësinë që Amantia ka pasur ndër shekuj”, thuhet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Gërmimet arkeologjike në parkun e Amantias po hedhin dritë mbi një tjetër kapitull të historisë së këtij qyteti të lashtë, ndërsa janë si vijim i punës nga institucionet dhe në zona të tjera arkeologjike në vendin tonë.
Një nga zbulimet më interesante bazamenti i një godine antike
Një nga zbulimet në parkun e Amantias nga gërmimet arkeologjike nga IKTK dhe DRTK Vlorë është dhe bazamenti i një godine antike. Ndërsa sipas MTKS, mendohet që ajo paraprakisht të ketë pasur funksion blegtoral . “Një nga zbulimet më interesante është bazamenti i një godine antike, e cila mendohet paraprakisht të ketë pasur funksion blegtoral, ndërsa gjurmët e ripërdorimit në kohët moderne dëshmojnë se kjo hapësirë ka mbetur pjesë e jetës njerëzore për një kohë shumë të gjatë. Çdo gur i zbuluar, çdo mur dhe çdo fragment i nxjerrë nga toka, është një dëshmi e gjallë e trashëgimisë sonë kulturore dhe një hap më pranë historisë sonë”, thuhet nga MTKS. Amantia u themelua në fund të shekullit V para Krishtit. Ajo ndodhet në një kodër dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para Krishtit qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para Krishtit, qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit. Parku arkeologjik i Amantias ofron edhe monumentet unike si, stadiumi antik, bazilika paleokristiane, tempulli i Afërditës, varret monumentale të nekropolit verilindor, etj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.