☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.50 ▼14.56%
ARI 4,830 ▲3.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,386 ▲ +3.9% ETH $2,240 ▲ +6.34% XRP $1.3703 ▲ +4.13% SOL $84.6900 ▲ +6.19%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼14.56 % ARI 4,830 ▲3.09 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.50 ▼14.56 % ARI 4,830 ▲3.09 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Gëzuar 2019! Tirana feston ndërrimin e viteve, koncert e spektakël fishekzjarresh

Viti i Ri 2019 mbërriti edhe në Shqipëri. Tirana dhe qytetet e tjera pritën ndërrimin e viteve kur akrepat e orës shënuan 00:00 me fishekzjarret shumëngjyrëshe që shkëlqyen në qiellin e kësaj mbrëmjeje.

Një koncert madhështor në sheshin  “Skënderbej” ashtu siç është bërë traditë tashmë çdo vit nga Bashkia e Tiranës mblodhi qytetarët.

Festa nisi në 22:30 të mbrëmjes ku performuan këngëtarët e njohur si Evi Reçi, Ardit Çuni. Alban Nimani , West Side Family, Eneida Tarifa, Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Flor Mumajesi, Klajdi Haruni & Bruno DJ si dhe performance e shkëlqyer e DJ Vinit. Spektaklit nuk i mungoi as kërcimet fantastike të Tan Bramës dhe grupit të tij.

Pak para ndërrimit të viteve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa uruan të gjithë të pranishmit në sheshin Skënderbej.

Në fjalën e tij, Veliaj ka risjellë faktin që dita e nesërme është e para pa lojra fati, duke mos harruar edhe dhënien e çekut për fëmijën e parë të lindur për vitin 2019.

“Nesër Tirana do gdhihet më e mirë. Do gdhihet pa lloto. Na janë mërzitur pak çunat por gocat janë më të lumtura. Nesër fillon çeku i bebes. Ju të tjerët filloni punën. Fjala Bashki vjen nga fjala “bashkë” ndaj faleminderit çdo qytetari. Kemi bërë mrekulli dhe kemi realizuar ëndrrat tona bashkë. Tirana është kryeqyteti i ëndrrave, ndaj gëzuar Vitin e Ri 2019”, uroi Veliaj.

Kur akrepat e orës shënuan 00:00 mijëra fishekzjarre shoqëruan countdownin që priti Vitin e Ri 2019. Më të gëzuar janë fëmijët që shijojnë me kënaqësi spektaklin e fishekzjarreve, ndërsa  të rinjtë me celularët në duar nxitojnë të fiksojnë fotografitë e kësaj nate magjike.1 nga 13  

Trokitja e gotave dhe urimi për mbarësi dhe një vit të bardhë është mesazhi që ka mbizotëruar në tryezat e çdo qytetari, por edhe në urimet e shumta përmes mesazheve telefonike dhe online me njëri-tjetrin, por edhe kartolinave. E ashtu siç tradita tashmë e kërkon, pas mesnate, për mijëra të rinj vendin e tryezës së tejmbushur në shtëpi e zënë lokalet e baret e kryeqytetit, të cilat qëndrojnë hapur deri në orët e para të mëngjesit.

Orët e para të vitit 2019 janë pritur edhe në atmosferën festive të lokaleve dhe restoranteve në kryeqytet, për të zgjatur deri në zbardhjen e parë të këtij fillim viti.

Ashtu si në çdo festë edhe në këtë të ndërrimit të viteve rrugët e kryeqytetit pasi ora shënoi 00:00, u rënduan nga trafiku, megjithatë Policia Rrugore ka qëndruar në gatishmëri për të rregulluar qarkullimin. Në gatishmëri ka qenë dhe ambulancat, po ashtu edhe zjarrfikësit.

Të gjithë njerëzit në këtë ditë të parë të 2019 urojnë dhe shpresojnë se viti i ri që po troket në derë të jetë më i begatë, fatsjellës dhe më fitimprurës.

Agjencia Telegrafike Shqiptare uron gjithë shqiptarët kudo që janë Gëzuar Vitin e Ri 2019!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.