Rajoni
Gjashtë të vdekur pas mbytjes së një anijeje me imigrantë sirianë
Gjashtë klandestinë me origjinë siriane humbën jetën sot pas mbytjes së një anijeje që transportonte 62 persona në brigjet e Turqisë, njoftoi media turke.
”Anija ishte nisur nga Bodrumi, qytet turistik në jugperëndim të Turqisë, për të shkuar në Greqi nëpërmjet detit Egje”, theksoi agjencia e lajmeve ”Dogan”.
Klandestinë të tjerë të anijes, mes të cilëve bënin pjesë gra dhe fëmijë, kanë mundur të shpëtohen nga rojat bregdetare turke, sipas agjencisë.
Turqia ka pritur rreth 1,8 milionë refugjatë sirianë të larguar nga konflikti në vendin e tyre dhe është bërë qendër e fluksit të imigrantëve që kanë si destinacion Bashkimin Evropian.