☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,635 ▲0.73%
DOW 52,271 ▲0.97%
NASDAQ 25,679 ▲0.95%
NAFTA 97.34 ▼6.51%
ARI 3,970 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,604 ▼ -0.51% ETH $2,277 ▲ +0.43% XRP $1.2502 ▲ +0.02% SOL $93.6100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 % S&P 500 7,635 ▲0.73 % DOW 52,271 ▲0.97 % NASDAQ 25,679 ▲0.95 % NAFTA 97.34 ▼6.51 % ARI 3,970 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

GJELOSHAJ DËNON ASHPËR OFENDIMET E PDS-së NDAJ CAMAJT: FORUMI SHQIPTAR DO TË VENDOSË MBI PARIME EVROPIANE

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi njëherësh lideri i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, ka dënuar ashpër sulmet dhe ofendimet e Partisë Demokratike të Socialistëve të drejtuara ndaj Nënkryetarit të Kuvendit, Nikollë Camaj, dhe familjes së tij.

Reagimi i Gjeloshajt erdhi pasi PDS-ja sulmoi Camajn për shkak të qëndrimit të tij personal se nuk do ta nënshkruajë iniciativën e kësaj partie për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.

Paraprakisht, PDS-ja doli me një komunikatë të ashpër ku akuzoi Camajn dhe deputetin Seid Haxhiq se “po zgjedhin pushtetin dhe dëgjueshmërinë ndaj Mandiqit përballë parimeve”, duke i cilësuar ata si “përdorues utilitarë” dhe duke pretenduar se me qëndrimin e tyre po i shërbejnë politikave që çuan në gjenocidin e Srebrenicës.

Gjeloshaj sqaroi se qëndrimi i Camajt është personal dhe se vendimi përfundimtar i Forumit Shqiptar do të merret në Kryesi, ndërsa theksoi se PDS-ja nuk ka asnjë të drejtë morale apo politike të ndërhyjë në punët e tyre të brendshme:

“Forumi Shqiptar vendos në mënyrë të pavarur. Ne nuk i jemi nënshtruar kurrë PDS-së dhe nuk do t’i nënshtrohemi askujt as nga shumica e tanishme. Madhërimi i kriminelëve të dënuar të luftës për ne është i papranueshëm, por ne nuk do të ulemi në nivelin e ofendimeve e as nuk do t’i përfshijmë familjet në përplasje politike,” u shpreh Gjeloshaj.

Në fund, lideri i Forumit Shqiptar i bëri thirrje PDS-së që të lërë mënjanë ofendimet dhe presionet, e të presë vendimin zyrtar të Kryesisë, i cili do të bazohet vetëm në parimet evropiane dhe euroatlantike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.