Gjendet i vdekur në liqenin e Livoçit burri i raportuar i zhdukur para dy ditësh
Policia e Kosovës dyshon se bëhet fjalë për personin e raportuar si i zhdukur; trupi u nxor nga uji nga zjarrfikësit dhe me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Një burrë është gjetur i vdekur në liqenin e fshatit Livoç, siç njofton KosovaPress. Policia e Kosovës dyshon se bëhet fjalë për personin që u raportua i zhdukur para dy ditësh.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, trupin e pajetë e ka gjetur një burrë, i cili e njoftoi policinë. Njësitë policore dolën në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit, të cilët e nxorën trupin nga uji.
Ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes konstatoi se viktima është pa shenja jete. Viktima nuk kishte dokumente, por sipas hetimeve fillestare dyshohet se bëhet fjalë për një mashkull kosovar, të raportuar si person i zhdukur para dy ditësh, raporton KosovaPress.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.