Tre të arrestuar në Lezhë, dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pist
Tre persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni nga Policia e Lezhës.
Mësohet se 3 personat dyshohet se do të kryenin një vrasje.
Prej disa ditësh policia i ka ruajtur dhe mbajtur në vëzhgim. Janë kapur në Shkodër, nga Policia e Lezhës. Janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe veshje që dyshohet se do të përdoreshin për vrasjen.
Operacioni u kodua “Detajet”.
Sipas policisë, dy prej tyre, të armatosur dhe të pajisur me skafandra, lëviznin me një motomjet në rrugën e vjetër Pllanë-Lezhë, ndërsa personi i tretë do t’i ndihmonte të largoheshin me automjet pas kryerjes së krimit.

Të arrestuarit janë E. T., 25 vjeç, banues në Barbullush, K. Y. (Sh.), 34 vjeç, banues në Kamzë, dhe V. P., 38 vjeç, banues në Kurbin.
“Operacioni u zhvillua pasi policia mori informacion për lëvizje të dyshimta të dy personave me skafandra në rrugën e vjetër Pllanë-Lezhë. Pas kontrolleve në zonë, shërbimet e policisë ndaluan në aksin Gjadër–Barbullush një automjet tip “Volkswagen”, në të cilin udhëtonin tre të dyshuarit”, tha policia.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi tre pistoleta me krehra dhe fishekë, si dhe motomjetin që dyshohet se do të përdorej për kryerjen e krimit, siç mund ta shihni në video.

Nga verifikimet rezultoi se motomjeti ishte i vjedhur në Suedi. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Blutë kanë dyshime të forta se kemi të bëjmë me të njëjtët autorë të atentatit në Sarandë. Aktualisht kontrolle të shumta po bëhen në disa qytete në përfshirë Shkodrën, Laçin dhe Kamzën.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.