Kronika

Gjendet pas 10 orë kërkimesh skafi i humbur në det

Gjendet pas 10 orë kërkimesh në det skafi me shtetasin shqiptar Adrian Jahaj, mjeti lundrues i të cilit ishte bllokuar në mes të detit.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar mbi ecurinë e operacionit të shpëtimit të skafistit që ka mbetur në det me mjetin e tij, ndërkohë që kushtet atmosferike paraqiten të këqia dhe krijuan vështirësi.

Sot rreth orës 6.00 shtetasi Fatjon Jahaj ka informuar Policinë Kufitare se babai i tij, shtetasi Adrian Jahaj është nisur nga Italia drejt Shqipërisë me një skaf privat, thuhet në njoftimin e ministrisë. Në distancën 10 milje në veriperëndim të Sazanit dhe në grykëderdhje të Vjosës i ka mbaruar karburanti dhe ka kërkuar ndihmë. Policia kufitare ka kërkuar ndihmë tek QNOD, duke vënë në lëvizje të menjëhershme Forcën Detare, e cila ka nisur për ndihmë dy anije, njërën nga Sazani dhe anijen tjetër nga Pashalimani.

Pas gati 10 orësh kërkimi në det të trazuar që arrinte deri në 6 ballë, forcat detare gjetën skafin, i cili kishte mbetur në veri-perëndim të Sazanit për shkak të mbarimit të karburantit.

Në një lidhje telefonike kapiteni i anijes “Oriku”, Ilir Çobo shpjegoi vështirësitë e operacionit të kërkim-shpëtimit, i cili u zhvendos në Gjirin Durrësit ku dhe u dhanë koordinatat e fundit për skafit e humbur.

“Pasi bëmë konstatimin e mjetit lundrues për 20 minuta për shkak të detit të trazuar arritën të bënim rimorkimin. Në mjet ndodheshin 2 persona, Ardian Jahaj dhe një shtetas italian. Ardian Jahaj ishte në gjendje të mirë, ndërsa shtetasi italian është më i përkeqësuar pasi e kishte zënë sëmundja e detit”, thotë kapiteni.

Pas rimorkimit në Portin e Durrësit, Ardian Jahajt dhe shtetasit italian iu dha ndihma e parë mjekësore.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button