☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.49 ▲0.96%
ARI 4,141 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,497 ▼ -1.57% ETH $2,386 ▼ -2.04% XRP $1.2962 ▼ -1.36% SOL $104.1800 ▼ -1.55%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.49 ▲0.96 % ARI 4,141 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Gjendja e sistemit spitalor, PD kërkon interpelancë urgjente me ministren Sala

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala duke vënë në qendër të shqetësimeve gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor publik në vend. Një nga çështjet kryesore përse deputetët kërkojnë interpelancë me Salën është infrastruktura dixhitale e sistemit shëndetësor, e cilësuar si e prapambetur, me mungesë të kartelës elektronike mjekësore dhe sistemit PACS për imazherinë mjekësore.

Po ashtu, deputetët ngrenë shqetësime për mungesën e disa shërbimeve të specializuara kardiake, përfshirë procedura si TAVI, elektrofiziologjia dhe ECMO, të cilat sipas tyre nuk ofrohen në mënyrë të mjaftueshme në spitalet publike, duke detyruar pacientët të kërkojnë trajtim jashtë vendit ose në qendra të kufizuara.

Në kërkesën për interpelancë përmendet edhe mungesa periodike e barnave jetësore për rastet emergjente, një problem që sipas deputetëve ka ndikuar drejtpërdrejt në trajtimin në kohë të pacientëve në gjendje të rënduar.

Ndërkohë, deputeti Kliti Hoti ka ngritur veçanërisht çështjen e centralizimit të shërbimeve shëndetësore, duke e cilësuar atë si një pengesë për pacientët kronikë në rrethe. Sipas tij, qytetarët nga Shkodra dhe qarqe të tjera detyrohen të udhëtojnë drejt Tiranës edhe për shërbime rutinë, si receta dhe autorizime mjekësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.