☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,972 ▲ +0.68% ETH $2,269 ▲ +1.1% XRP $1.2530 ▲ +0.43% SOL $95.3700 ▼ -0.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

GJENEVË – OKB: Trafikimi i njerëzve për mashtrime online po rritet me ritme të shpejta

GJENEVË, 28 korrik /ATSH-DPA/- Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pjesë e Kombeve të Bashkuara, ka paralajmëruar se qindra mijëra njerëz në mbarë botën, po shfrytëzohen çdo vit, nga trafikantët e qenieve njerëzore për të kryer mashtrime online.

Viktimat joshen me premtime të rreme për vende pune të paguara mirë jashtë vendit, por pasi mbërrijnë, shpesh mbahen të mbyllura, kontrollohen dhe detyrohen të punojnë në skema mashtruese në internet.

Sipas IOM, kjo është një nga format me rritjen më të shpejtë të trafikimit të qenieve njerëzore.

Drejtoresha e organizatës, Amy Pope tha se numri i personave të përfshirë, është rritur ndjeshëm gjatë dy ose tre viteve të fundit.

Ajo vlerëson se rreth 300 mijë persona në botë, punojnë në qendra të tilla mashtrimi, edhe pse jo të gjithë janë domosdoshmërisht viktima të trafikimit.

Një tendencë e re është se grupet kriminale po synojnë gjithnjë e më shumë persona me arsim të lartë dhe njohuri të mira të gjuhës angleze, veçanërisht nga vendet afrikane.

Shumë prej tyre, për shkak të vështirësive ekonomike dhe dëshpërimit për të gjetur punë, nuk i verifikojnë me kujdes ofertat e punës.

Një shenjë alarmi është kur u kërkohet të udhëtojnë në një vend të largët me vizë turistike për të filluar një punë.

Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC) vlerëson se vetëm në Azinë Lindore dhe Juglindore, Australi dhe Zelandën e Re, dëmi financiar nga këto aktivitete kriminale, arriti në 114,1 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Nga viti 2022 deri në vitin 2025, IOM ka ndihmuar më shumë se 3 500 persona nga 39 vende, të cilët ishin mbajtur kundër vullnetit të tyre në qendra mashtrimi online dhe më pas u liruan. Mes tyre kishte shtetas nga Indonezia, Bangladeshi dhe Kenia. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.