Gjeorgji, ish presidenti Saakashvili dënohet me 3 vjet burg
Një gjykatë e Tbilisit ka dënuar në mungesë ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, me tre vjet heqje lirie për shpërdorimin e kompetencave të tij në një rast vrasjeje të një bankieri në vitin 2006.
Saakashvili është akuzuar për abuzim të pushtetit të tij kur ai ishte president në vitet 2004-2013, duke u përpjekur të mbulonte provat që kishin të bënin me vrasjen e bankierit gjeorgjian, Sandro Girgvliani.
Girgvliani, 28 vjeç, i cili udhëhiqte departamentet e huaja të Bankës së Bashkuar Gjeorgjiane, u gjet i vdekur më 28 janar të vitit 2006 në periferi të kryeqytetit Tbilisi, pasi u pa duke sjellë prova në një bar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme.
Saakashvili lëshoi falje për katër persona, të cilët u dënuan për vrasjen dhe u liruan në vitin 2009 pas tre vjet burgim.
Pasi ka shërbyer si president i Gjeorgjisë për 10 vite, në vitin 2015 Saakashvili nga presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, u emërua si guvernator i rajonit jugor të Ukrainës, Odessa, por ai dha dorëheqje një vit më vonë.
Saakashvilit iu mor nënshtetësia e tij ukrainase, përderisa në SHBA herët këtë vit, u interpretua si pa shtetësi, por në muajin shtator ai hyri në Ukrainë nga Polonia me ndihmën e mbështetësve të tij.
Atij iu mor shtetësia gjeorgjiane kur fitoi shtetësinë ukrainase në vitin 2015.
Në vitin 2014, ish-kryeministri gjeorgjian Vano Merabishvili, poashtu u dënua me tre vjet burg për shkak të keqpërdorimit të kompetencave të tij.