Politika

Pakoja e Madhe në mbështetje të një milionë qytetarëve, 8 mijë lekë për pensionistët

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria po mbyll Pakon e Madhe në mbështetje të një milionë individëve, për të lehtësuar ndjeshëm daljen e familjeve shqiptare nga ky dimër i ngarkuar, duke zeruar efektin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë.
Kjo pako e qeverisë me vlerë mbi 8 miliardë lekë do të shkojë për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, posaçërisht nënat kryefamiljare në skemën e ndihmës ekonomike, paraplegjikët, tetraplegjikët, personat me aftësi të kufizuara, invalidët e punës, po edhe për punonjësit e shtetit.

Top Channel ka mësuar se pensionistët do të marrin nga 8.000 lekë, pagat në shtet nën 60 mijë lekë do të marrin 20.000 lekë dhe pagat mbi 60 mijë lekë marrin 10.000 lekë.

Pakoja e Madhe, e cila parashihet mbi 8 miliardë lekë në dorë për të gjithë individët e përfshirë, do të mbyllet brenda ditës së sotme dhe do të shpërndahet e gjitha në ditët e para të janarit.

Kjo është qeveria e shumicës, jo e disave dhe faktet e shifrat thonë se volumi i mbështetjes financiare të atyre që fitojnë më pak apo të shtresave në nevojë, në vitet e qeverisjes sonë (pa llogaritur fondet masive të Rindërtimit pas tërmetit apo të Luftës me pandeminë) është disafish më i lartë se sa në tërë qeveritë e mëparshme të marra së bashku”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Related Articles

Comente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button