☁️
Tiranë 22°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,739 ▼ -1.38% ETH $2,369 ▼ -1.6% XRP $1.2841 ▼ -2.62% SOL $101.4200 ▼ -3.01%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Gjermanët nuk kanë besim tek kryetarja e re e CDU-së

Shumica e gjermanëve nuk besojnë se pasuesja e Angela Merkelit në postin e e kryetares së CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer do të ishte e përshtatshme si kancelare. Dy sondazhe të fundit tregojnë pak mbështetje për të.

Kramp-Karrenbauer nuk e ka të lehtë këto ditë – dy sondazhe tregojnë pak mbështetje për të

Në një sondazh të institutit të opinionit, Insa për gazetën gjermane, „Bild”, kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer gëzon pak mbështetje për një kandidaturë të ardhshme si kancelare. Shumica e gjermanëve nuk do t’ia besonin pasueses së Angela Merkelit në postin e kryetares së konservatorëve edhe postin e kancelares. 63% e të anketuarve mendojnë, se ajo nuk është e përshtatshme për këtë post. Vetëm 11% mendojnë, se ajo do ta bënte mirë këtë detyrë.

Pak mbështetje edhe tek përkrahësit e unionit

Edhe në një sondazh tjetër i institutit, Kantar Public për projektin e revistës „Spiegel” – Shkalla e Politikanëve Kramp-Karrenbauer duket, se gëzon pak mbështetje për një kandidaturë si kancelare e ardhshme. Vetëm 29% e të anketuarve dëshirojnë për të një „rol të rëndësishëm”. Krahasuar me dhjetorin e kaluar, pak pas zgjedhjes së saj si kryetare e Partisë Kristiandemokrate, CDU, kjo është rënie gati me 50%. Në një krahasim me pesë kandidatë të mundshëm për kancelarë, Kramp-Karrenbauer merr më pak pikë. Por as kryeministri i landit Renani Veriore-Vestfali, Armin Laschet (CDU), as kreu i kristiansocialëve, Markus Söder, ministri i Financave, Olaf Scholz (SPD) dhe kreu i Të Gjelbërve, Robert Habeck nuk gëzojnë ndonjë mbështetje të madhe.

Dyshime për kryetaren e CDU-së, Kramp-Karrenbauer ka edhe mes votuesve të partisë së saj dhe unionit CDU/CSU. 56% e përkrahësve të unionit konservator kanë dyshime për aftësitë e ish-kryeministres së landit të Saarit në drejtimin e postit më të lartë në Gjermani, bën të ditur instituti i opinionit, Insa. Vetëm 20% përkrahës të konservatorëve kanë besim, se ajo do ta kryente mirë detyrën e kancelares. Unioni konservator do ta emërojë kandidaten apo kandidatin për kancelar të Gjermanisë pas një viti. Zakonisht, kryetari apo kryetarja e partisë CDU-së zgjidhet edhe si kandidat për kancelar në zgjedhje parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.