🌦️
Tiranë 22°C · Rrebesh i lehtë 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 89.11 ▲0.42%
ARI 3,887 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $69,294 ▼ -4.1% ETH $1,965 ▼ -1.99% XRP $1.0308 ▲ +0.35% SOL $81.3100 ▲ +0.3%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 89.11 ▲0.42 % ARI 3,887 ▲0.04 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 89.11 ▲0.42 % ARI 3,887 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – AfD thellon avantazhin ndaj konservatorëve të kancelarit Merz

BERLIN, 13 nëntor /ATSH-DPA/- Sipas një sondazhi të publikuar sot, Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) po zgjeron avantazhin ndaj bllokut konservator të kancelarit Friedrich Merz.

Të dhënat tregojnë një rritje të mbështetjes për AfD-në, ndërsa partitë kryesore të koalicionit qeverisës kanë pësuar rënie.

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel, AfD-ja do të merrte 28% të votave, duke shënuar një rritje prej dy pikësh përqindjeje krahasuar me sondazhin e një jave më parë.

Kjo do t’i jepte asaj një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj bllokut konservator të përbërë nga Unioni Demokristian (CDU) i Merz-it dhe Unioni Kristian-Social (CSU), të cilët do të siguronin së bashku 22%, një pikë më pak se në matjen e mëparshme.

Edhe Partia Socialdemokrate (SPD), e cila aktualisht është pjesë e koalicionit qeverisës me konservatorët, ka pësuar rënie. Sipas sondazhit, ajo do të merrte 13% të votave, një pikë përqindjeje më pak krahasuar me javën e kaluar.

Ndërkohë, të Gjelbrit kanë shënuar rritje me dy pikë përqindjeje, duke arritur në 15% dhe duke u renditur në vendin e tretë. Partia e Majtë (Die Linke) ka rënë me një pikë, duke zbritur në 10%.

Rezultatet tregojnë se koalicioni aktual qeverisës, i përbërë nga konservatorët e CDU/CSU-së dhe socialdemokratët e SPD-së, nuk do të siguronte shumicën e vendeve në Bundestag, dhomën e ulët të parlamentit gjerman.

Kjo do të krijonte vështirësi për vazhdimin e qeverisjes dhe do të shtonte sfidat për kancelarin Friedrich Merz në sigurimin e mbështetjes parlamentare për politikat e tij.

Sondazhi u realizua gjatë periudhës 10-12 nëntor, përmes telefonit dhe internetit, me pjesëmarrjen e 1 297 votuesve të përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe që kanë të drejtë vote në Gjermani.

Të dhënat pasqyrojnë një moment të caktuar të opinionit publik dhe jo domosdoshmërisht rezultatin e ardhshëm zgjedhor.

Megjithatë, ato tregojnë se AfD-ja vazhdon të ketë mbështetje të konsiderueshme, ndërsa partitë e koalicionit qeverisës përballen me vështirësi në ruajtjen e pozicionit të tyre në skenën politike gjermane./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.