Vllaznia sheh nga akademia, portieri Alevio Ndoj firmos kontratë me ekipin e parë
Klubi i Vllaznisë beson tek elementët e akademisë së tij. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi shkodran bën me dije se ka firmosur kontratë me ekipin e parë portieri Alevio Ndoj. Bëhet fjalë për një portier 18-vjeçar, që ka marrë vlerësimin e drejtuesve të Vllaznisë, të cilët e kanë “blinduar” me kontratën e parë si profesionist.
“Nga Akademia, te ekipi i parë! Alevio Ndoj firmos kontratën e tij të parë profesioniste me Vllazninë, duke hedhur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij sportiv. Një tjetër talent i Akademisë sonë që merr mundësinë të rritet dhe të tregojë vlerat me fanellën kuq e blu. Suksese, Alevio! Na bëj krenarë”, – shkruhet në njoftimin klubit kuqeblu.
Vllaznia është një nga klubet që prodhojnë më shumë lojtarë të talentuar, të cilët më pas kalojnë te skuadra e parë, por edhe e kërkojnë fatin në qytete të tjera. Klubi aktualisht duket se po u kushton vëmendje të veçantë këtyre të rinjve, duke nënshkruar kontrata. Portieri Ndoj është rasti i fundit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.