Bota

Gjermani: Të Gjelbrit të gatshëm për të bërë kompromis për klimën

Partia e Të Gjelbërve afron qendrimin në një pikë të rëndësishme me partitë konservatore dhe liberalët e FDP-së në mosmarrëveshjen për klimën.

Të Gjelbërit do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për ta eleminuar deri në vitin 2030 motorin me djegie të brendshme. “Për mua është e qartë, që të vetëm ne nuk do të mund ta arrijmë ndalimin e motorëve fosilë me djegie të brendshme deri në vitin 2030”, tha kryetari i partisë, Cem Özdemir në intervista me Stuttgarter Zeitung dhe Stuttgarter Nachrichten.

Por e nevojshme është një deklaratë e qartë, se do të bëhen të gjitha përpjekjet, që automjetet e së ardhmes të jenë të ndërlidhura, të automatizuara dhe pa shkarkime CO2. Edhe në politikën ndaj braktisjes së shfrytëzimit të qymyrit, të Gjelbrit sinjalizuan gatishmëri për kompromis.

Të përgatitura nga krerët e partive, të hënën nisi faza e dytë e negociatave të CDU, CSU, FDP dhe të Gjelbërve për të formuar qeverinë federale. Në rend të ditës janë ndër të tjera temat e Evropës, të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes si dhe arsimi dhe digjitalizimi. Deri tani janë sqaruar vetëm pozicionet dhe thuajse nuk ka pasur dakordime parimore, ndërsa tani diskutimet do të jenë më konkrete. Kancelarja Angela Merkel synon që negociatat t’i përfundojë deri në mes të nëntorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button