☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.71 ▲0.94%
ARI 4,195 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,428 ▲ +0.49% ETH $2,553 ▲ +2.12% XRP $1.4039 ▲ +0.79% SOL $111.5200 ▲ +1.91%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.71 ▲0.94 % ARI 4,195 ▼0.5 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.71 ▲0.94 % ARI 4,195 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Wadephul: Sanksionet e reja të BE-së një goditje e paprecedentë ndaj Rusisë

BERLIN, 12 tetor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, i ka cilësuar masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian pritet të vendosë ndaj Rusisë si një goditje të paprecedentë me sanksione ndaj ekonomisë ruse të luftës të presidentit Vladimir Putin.

”Po ia vështirësojmë Putinit vazhdimin e luftës së tij, në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, si dhe përpjekjen e tij cinike për të rraskapitur popullsinë civile të Ukrainës përmes fushatave vrastare të bombardimeve”, deklaroi sot Wadephul.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, të mbledhur në Luksemburg, pritet të vendosin sanksione ndaj një numri rekord individësh dhe organizatash të akuzuara për mbështetjen e përpjekjeve luftarake të Rusisë.

Sipas zyrtarëve të BE-së, masat do të synojnë afro 1 600 individë dhe subjekte të lidhura me kompleksin ushtarako-industrial rus.

Sanksione shtesë janë planifikuar edhe ndaj 77 individëve dhe subjekteve që së fundmi janë përfshirë në organizimin e zgjedhjeve në Rusi në territoret e pushtuara të Ukrainës, të cilat BE-ja i konsideron të paligjshme.

Wadephul, anëtar i Bashkimit Demokristian (CDU), partisë konservatore të kancelarit Friedrich Merz, nuk mundi të merrte pjesë në takimin e sotëm në Luksemburg për shkak të një mbledhjeje të drejtuesve të partisë në Berlin.

”Ne po e shtojmë presionin derisa Putini të jetë i gatshëm të negociojë seriozisht për paqen në Ukrainë”, deklaroi Wadephul.

”Mesazhi është i qartë, Rusia nuk mund dhe nuk do ta fitojë këtë luftë”, përfundoi ai./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.