Gaspart i kujton Messi-t se nuk është mbi Barçën
Leo Messi luajti ndeshjen e lamtumirës me Argjentinës, por një ceremoni të tillë pret edhe Barcelona, e cila për sa kohë do të ketë në krye Joan Laporta-n duhet të bëjë ende durim në këtë drejtim.
Siç dihet Leo Messi nuk ka ndër mend që të rikthehet në Camp Nou për sa kohë presidenti aktual i klubit do të ketë lidhje me skuadrën. Një fakt i tillë nuk ka kaluar pa u komentuar nga një ish-president i këtij klubi siç është Joan Gaspart.
“Unë kam qenë president i klubit kur vendosëm që të firmosnim me Messin kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Unë mendoj se diçka duhet të bëhet në këtë drejtim dhe Messi duhet të zhvillojë një ndeshje lamtumire apo një ceremoni të ngjashme që bëri me Argjentinën. Por në rast se në atë ceremoni do të mungojë Laporta atëherë e them që sot se do të mungoj edhe unë. Askush nuk është mbi Barçën, as Messi!”, tha Gaspart. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.