Antonelli kampion bote më 25 tetor në Austin! Të gjithë skenarët dhe llogaritë e titullit
Me 15 pikët e fituara në Singapor, Kimi ka 102 pikë avantazh ndaj Russell. Kanë mbetur edhe 6 gara dhe në lojë janë edhe 150 pikë.
Kimi Antonelli e mbylli Çmimin e Madh të Singaporit i treti, pas Verstappen dhe Leclerc. Fitoi edhe 15 pikë të tjera në klasifikim, duke shkuar në kuotën 340. Shoku i skuadrës te Mercedes, Russell, i 9-ti në Singapor, fitoi vetëm 2, duke zbritur kështu në -102 pikë. Renditja tregon Antonelli 340 dhe Russell 238. Shkëputja e duhur dhe në Austin, SHBA, “match point”-i i parë për Botërorin.
Në garën amerikane Antonelli do të ketë mundësinë e parë matematikore për t’u shpallur kampion bote, nëse do të ketë 125 pikë diferencë ndaj rivalëve. Në këtë rast, me 5 gara të tjera për t’u zhvilluar dhe 125 pikë të disponueshme, do të shpallej kampion, sepse do të shkonte në 9 fitore, një numër i paarritshëm nga të tjerët.
Që Kimi të festojë pa u arritur nga Russell, duhet të fitojë dhe të shpresojë që shoku i skuadrës ta mbyllë garën nga vendi i 9-të e më poshtë. Në këtë pikë, me 125 pikë ose më shumë avantazh, llogaritë mbyllen. Do të mbeteshin në lojë 125 pikë për 5 garat e fundit.
Nëse ndodh që garat e mbetura Russell i fiton të gjitha dhe Antonelli nuk merr asnjë pikë, e mbyllin sezonin të dy me pikë të barabarta. Kimi do të ishte kampion për shkak të numrit total të fitoreve sezonale, 9 kundër 8 të Russell.
Por kujdes, sepse matematika mban në lojë edhe 4 pilotë të tjerë, edhe pse me shanse të pakta. Hamilton (tani 111 pikë larg Kimit) mund të shpresojë ende. Nëse Antonelli fiton në Austin, piloti i Ferrarit mbetet në lojë vetëm po të jetë mes 4 të parëve.
I katërti në klasifikim (119 pikë nga lideri) pas fitores së fundit, Max Verstappen në letër është ende në lojë. Por, nëse Antonelli fiton në Teksas, holandezi nuk ka më shanse. I njëjti diskutim edhe për Leclerc (-125) dhe Norris (-139).
Pra, nëse Antonelli fiton në Austin më 25 tetor, do të dilnin nga gara e titullit kampion Verstappen, Lecrerc dhe Norris, kurse Russell duhet ta mbyllë mes 8 të parëve dhe Hamilton mes 4 të parëve.
Renditja botërore për pilotët pas garës së Singaporit
1.K.Antonelli 340 pikë
2.G.Russell 238
3.L.Hamilton 229
4.M.Verstappen 221
5.C.Leclerc 215
6.L.Norris 201
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.