☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 92.68 ▲0.9%
ARI 4,198 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,481 ▲ +0.54% ETH $2,556 ▲ +2.17% XRP $1.4034 ▲ +0.72% SOL $111.5200 ▲ +1.83%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.68 ▲0.9 % ARI 4,198 ▼0.44 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 92.68 ▲0.9 % ARI 4,198 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE 1 600 masa sanksionuese ndaj industrisë ushtarake ruse, Kremlini akuzon Zelenskyn për zvarritjen e luftës

LUKSEMBURG, 12 tetor /ATSH-ANSA/- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë miratuar afro 1 600 masa të reja sanksionuese që synojnë kompleksin ushtarako-industrial rus, bëri të ditur përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

“Ky është zgjerimi më i madh i listës sonë të sanksioneve që kur Rusia nisi luftën. Evropa po dëshmon edhe një herë se qëndron e bashkuar. Më shumë se gjysma e këtyre masave lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike. Po e bëjmë ndjeshëm më të vështirë, më të ngadaltë dhe më të kushtueshëm për Rusinë prodhimin e armëve që ajo përdor për të vrarë ukrainasit”, theksoi Kallas.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se “Volodymyr Zelensky nuk po tregon asnjë vullnet për t’i dhënë fund konfliktit dhe kjo është arsyeja përse presidenti amerikan Donald Trump thotë se Ukraina ka nevojë për një president të ri”.

Peskov i bëri këto komente për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti.

“Trump ka thënë se beson se ka ardhur koha për një president të ri. Përse? Sepse presidenti ukrainas duhet të marrë vendime shumë të rëndësishme dhe shumë të vështira për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ose Zelensky merr përsipër këtë përgjegjësi dhe dëshmon vullnet politik, ose nuk e bën këtë”, deklaroi Peskov.

Ndërkohë, ofensiva ruse vijon pa u ndalur. Pas disa sulmeve ruse gjatë natës, të cilat goditën infrastrukturën energjetike, janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Ukrainës.

Oleksandr Hanzha, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovskut, deklaroi, sipas gazetës britanike “The Guardian”, se Rusia kishte sulmuar tri zona të rajonit “më shumë se 10 herë”, duke përdorur artileri dhe dronë.

Banorët e Iziumit, në juglindje të Harkivit, mbetën pa energji elektrike pas një sulmi rus që dëmtoi rrjetet e shpërndarjes së energjisë.

Ndërkohë, në rajonin e Zhytomirit, guvernatori raportoi sulme ndaj infrastrukturës hekurudhore dhe energjetike./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.