Gjetën pushkë gjuetie, pistoleta, armë të gjatë e 836 fishekë – Policia interviston dy të dyshuarit në Gjilan, një tjetër në kërkim
Policia e Kosovës ka intervistuar dy të dyshuar, ndërsa një tjetër është në kërkim policor për import, eksport, ose shitje e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse
Rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, në ora
Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan / 10.08.2026 – 11:00. Lidhur me rastin e lartcekur janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë ndërsa njëri ndodhet ende në kërkim policor, nën dyshimin për kryerje të veprës së lartcekur”, thuhet në raport.
Gjatë kontrollit janë gjetur 6 pushkë gjuetie, 6 pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë (kalibrave të ndryshme), 4 leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobil.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.