Ekonomia
Gjiknuri: Dëmshpërblim për përmbytjet në Shkodër
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, njoftoi me anë të një konference për shtyp ditën e mërkurë, se qeveria ka marrë vendim për dëmshpërblimin e banorëve që kanë vuajtur nga përmbytjet në Shkodër.
“Këto janë borxhe që i kemi nga qeveria e kaluar”, tha Gjiknuri.
Ministri shtoi se këto dëmshpërblime do të shpërndahen përmes zyrave të OSHEE-së.