☁️
Tiranë 20°C · Vranët 09 July 2026
S&P 500 7,483 ▼0.28%
DOW 52,348 ▼1.09%
NASDAQ 25,871 ▲0.2%
NAFTA 74.17 ▲0.88%
ARI 4,078 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $61,938 ▼ -1.56% ETH $1,734 ▼ -1.15% XRP $1.0856 ▼ -1.11% SOL $77.5000 ▼ -1.85%
S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.17 ▲0.88 % ARI 4,078 ▼0.1 % S&P 500 7,483 ▼0.28 % DOW 52,348 ▼1.09 % NASDAQ 25,871 ▲0.2 % NAFTA 74.17 ▲0.88 % ARI 4,078 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Politika

Gjiknuri takon Glover: Diskutime mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një takim me shefen e misionit vëzhgues të OSBE-ODHIR, Audrey Glover  në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Takimi u zhvillua në selinë e PS, ndërsa në një komunikim për mediat në përfundim të takimit, Gjiknuri u shpreh se, u diskutua në lidhje me mbarëvajtjen e fushatës elektorale.

“Në fokus të takimit ishte mbarëvajtja e fushatës, por ju e shihni edhe vetë situata është e qetë dhe nuk ka shqetësime”, tha Gjiknuri.

I pyetur nëse u dha ndonjë mesazh në këtë takim, Gjiknuri u shpreh se, “ata nuk japin mesazhe, por dëgjojnë pikëpamjet e të gjitha partive politike për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Nuk paraqitën ndonjë shqetësim. Konstatimi i tyre duket se nuk ka ndonjë shqetësim. Fushata ka qenë e qetë, nuk ka pasur probleme. Kishim pyetje në lidhje me listën e zgjedhësve. Gjëra teknike, administrative dhe nuk vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri”.

I pyetur në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, i cili ishte edhe kandidat i PSD për Këshillin Bashkiak Lezhë, Gjiknuri tha se nuk është ngjarje e motivuar politikisht dhe se do të ishte spekulim të mendohej ndryshe.

“Unë nuk e di që këto vrasje janë të motivuara politikisht apo të lidhura me politikën. Do të ishte spekulim nga unë apo kujtdo force politike që t’i vinte etiketime politike ngjarjeve kriminale. Ne urojmë që këto ngjarje të zbardhen edhe për të hequr spekulime të tilla”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërsa koalicionin mes Berishës dhe Metës, Gjiknuri e quajti martesë e re mes personazheve të vjetër.

“Berisha dhe Meta garojnë së bashku, martesa e tyre është e re, por me personazhe të vjetra. Ata duhet të krenohen me emrin e Ilir Metës, nuk kanë pse mërziten. Tani nëse nuk të pëlqen partneri me të cilin u martove politikisht, këtë nuk e them dot”, tha Gjiknuri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.