☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,631 ▲0.16%
DOW 52,676 ▲0.36%
NASDAQ 25,464 ▼0.01%
NAFTA 87.03 ▲0.58%
ARI 3,877 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,709 ▼ -3.48% ETH $2,006 ▼ -3.84% XRP $1.0225 ▼ -4.83% SOL $81.2000 ▼ -4.59%
S&P 500 7,631 ▲0.16 % DOW 52,676 ▲0.36 % NASDAQ 25,464 ▼0.01 % NAFTA 87.03 ▲0.58 % ARI 3,877 ▼3.08 % S&P 500 7,631 ▲0.16 % DOW 52,676 ▲0.36 % NASDAQ 25,464 ▼0.01 % NAFTA 87.03 ▲0.58 % ARI 3,877 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Kronika

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes nda

Reshje mesatare deri në shumë intensive dhe shtrëngata priten në disa qarqe të vendit gjatë dy ditëve në vijim. Sipas parashikimeve të IGJEO dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pasditen e sotme reshjet do të prekin qarqet e Shkodrës dhe Kukësit.

Ndërsa të premten, më 13 nëntor, reshje intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron për grumbullime të përkohshme të ujit në zonat urbane, si dhe rrezik për vërshime përrenjsh dhe rrëshqitje dherash në zonat malore.

Njoftimi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile:

“͏Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë pasdites së sotme, 12 nëntor, në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht shumë intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Për ditën e nesërme, 13 nëntor, reshje intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Si pasojë e reshjeve, në disa zona urbane mund të ketë grumbullime të përkohshme të ujit, ndërsa në zonat malore kërkohet vëmendje ndaj vërshimeve të përrenjve dhe rrëshqitjeve të mundshme të dherave.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga strukturat vendore marrjen e masave parandaluese, monitorimin e zonave me risk dhe mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve për ndërhyrje në rast nevoje.

Ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat e ekspozuara, dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.

AKMC vijon ndjekjen e situatës dhe koordinimin me strukturat përgjegjëse, me prioritet sigurinë e qytetarëve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.