☁️
Tiranë 17°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,624 ▲0.57%
DOW 52,329 ▲1.08%
NASDAQ 25,605 ▲0.66%
NAFTA 96.61 ▼7.21%
ARI 3,980 ▲2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,489 ▼ -0.83% ETH $2,269 ▼ -0.04% XRP $1.2500 ▼ -0.08% SOL $93.4700 ▼ -1.38%
S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 % S&P 500 7,624 ▲0.57 % DOW 52,329 ▲1.08 % NASDAQ 25,605 ▲0.66 % NAFTA 96.61 ▼7.21 % ARI 3,980 ▲2.07 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Gjorgjievski: Pritet të fillojë afati për dorëzimin e mbi 100 autobusëve

Pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme, transporti publik i Shkupi ende nuk është furnizuar me 100 autobusët e premtuar. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha sot se, pritet të fillojë afati i dorëzimit të mbi 100 autobusëve për transportin urban në Shkup, por edhe për komunat e tjera.

Ndërkaq, sa i përket higjienës në kryeqytet, Gjorgjievski tha se, problemi më i madh për higjienën komunale është mungesa e mekanizimit, ndërsa theksoi se një problem shtesë është mungesa e kontejnerëve, të cilët janë të vjetër dhe të amortizuar.

“Aktualisht nuk kemi stacione funksionale transferimi për të anashkaluar pjesën e Karposhit, Gjorçe Petrovit dhe një pjesë të Qendrës. Tani, si Qytet i Shkupit dhe si “Higjiena Komunale”, kemi siguruar vetë dy stacione transferimi. Njëri do të vendoset pikërisht aty dhe proceset e grumbullimit të mbeturinave do të zhvillohen shumë më shpejt, ndërsa tjetri do të vendoset në Gazi Babë dhe do ta mbulojë atë rajon”, tha Gjorgjievski.

Ndërkaq, Gjorgjievski, së bashku me kryeministrin dhe ministrin e Transporti, sot promovuan dyzet e nëntë automjete të reja komunale, të cilat do të përfshihen në mirëmbajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit dhe komunat Kumanovë, Prilep, Strumicë, Shtip, Ohër, Tetovë, Negotinë, Kërçovë, Dibër dhe Veles. Me 4,2 milionë euro përmes Bankës Botërore janë blerë 19 kamionë multifunksionalë të llojeve të ndryshme, nëntë cisterna dhe 21 automjete multifunksionale për pastrimin e rrugëve.

Gjorgjievski, njoftoi se së shpejti do të promovohen edhe pesë kamionë të siguruar nga qyteti i Shkupit, si dhe se ka përfunduar afati për ankesat për blerjen e 3200 kontejnerëve për Shkupin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.