🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 18 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 81.78 ▲4.47%
ARI 4,019 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $64,472 ▲ +0.67% ETH $1,850 ▲ +0.48% XRP $1.0924 ▲ +0.04% SOL $75.3300 ▲ +0.19%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 81.78 ▲4.47 % ARI 4,019 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8503 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.7200 EUR/MKD 61.5547 EUR/RSD 117.3759 EUR/TRY 53.9575 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6031
18 Jul 2026
Breaking
Opinion

Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Nga Leonidha Mertiri

Po kalojnë mbi shtatë javë teksa vendi është përfshirë nga protesta paqësore. Qytetarë protestues, sidomos të reja dhe të rinj, të pakënaqur nga qeverisja aktuale, larg drojës, përmes mikrofonit, zbrazin tërë mllefin ndaj saj. E drejtë e tyre, të cilën demokracia ua siguron pa asnjë mëdyshje. Ata nuk mund të heshtin kur në shumë familje kufijtë e egzistencës janë tepër të rënduar nga pesha e varfërisë, kur pensionistë që kanë punuar një jetë të tërë, nuk mund ta mbyllin dot muajin me pensionet qesharake që marrin, protestues që me të drejtë ngrejnë zërin, duke kërkuar një shtet për qytetarin. Ata janë për luftë pa kompromis ndaj korrupsionit, jo për qeveri me administratë, që përmbushjen e kërkesave të drejta të shtetasve të vetë e sheh në atë që sa para fut në xhepin e saj, për më tepër transparencë.
Mund të ndaleshim dhe më tej për sa më lart, por qëllimin e kemi gjetkë: Fillimisht protesta, si pjellë e demokracisë, erdhi mjaft shëndetshëm, me identitetin e saj të qartë, duke ia lënë vendin shpejt një problematike më të gjerë, me instrumente herë-herë të çuditshme. Një tablo tjetër nisi të zërë vend, duke e spostuar atë të fillimit, në përsëritjen e saj ditë pas dite. Dhunë, kërcënime të pataksura, sharje, mallkime pa kandar, të çdo prerjeje, kush ta ngrejë zërin më lart dhe për t’u shfaqur më patrioti. Si mundet që protestues model të mos distancohen nga këto dhe t’u thonë ndal këtyre qendrimeve? Siç duket, vështirë të dilet jashtë skenarit të organizatorëve që janë prapa tyre.
Dhuna, kërcënimet, shfaqur herë-herë në forma të ndryshme, e shëmtojnë fytyrën e protestës dhe demokracia në vend merr goditje të pamerituara. Ne e kemi forcën, shprehen disa, ta marrim pushtetin me dhunë, kur në pushtet, në një vend demokratik vihet përmes votës. Të tjerë u bëjnë thirrje Forcave të Armatosura “të tërheqin zvarrë kryeministrin nëpër rrugët e Shqipërisë”. Demonstrimi i dhunshëm para parlamentit apo në Universitetin Politeknik, goditja e policisë janë shëmbëlltyrë e protestave të mëparshme molotoviane, nga të cilat nuk heqim dorë lehtë, duke i parë si zgjidhje të problemeve, skena pas të cilave- të dashuruarit me to dhe karikuesit e tyre, e kanë të vështirë ndarjen. Një det urrejtjeje fillon e derdhet, që ka mbështetje të pakënaqurit për shkaqe të ndryshme, me të drejtë dhë pa të drejtë, ku iluzioni bëhet emërues i përbashkët ndaj protestës si shpëtimtare e tyre. Rroftë sebepi dhe kërcënimet për vrasje, heqje zvarrë, lakohen dhe zgjedhohen në të gjitha rasat dhe mënyrat. Agresiviteti digjital gjithashtu ulet këmbëkryq dhe në disa rrjete sociale. Kjo gjuhë gjen strehë dhe në komente të shkrimeve të ndryshme që trajtojnë probleme të mësipërme. Minj gjirizesh, duke përfituar nga autorësi e fshehur, s’e kanë për gjë të nxjerrin ndyrësira në këto komente, që të vjen turp t’i lexosh, ndërsa u hidhen autorëve të shkrimeve kritike ndaj fenomeneve negative të protestës, se “do t’iu dhunojnë familjen”, “do t’i djegin të gjallë”, “do t’u bëjnë këtë dhe atë” apo më tej “burgosja e spektatorëve, pjesmarrës në koncertin e Kanye West” dhe të tjera si këto, si të kishin përballë “armiq të egër”që duhen pastruar nga faqja e dheut.
Dalja ndërkohë me arkivol të merr dhe më shumë frymën, duke krijuar një situatë aspak të këndshme, që kurrsesi nuk mund të ketë përkrah dakordësinë e shumicës së njerëzve. Ajo të kujton të njëjtën skenë të 14 shtatorit 1998 me trupin e vrarë të të ndjerit Azem Hajdari në arkivol gjatë pushtimit të ndërtesës së qeverisë. Frymëzuesit e këtij lloj imazhi nuk mund t’i imponohen vendit dhe të fyejnë inteligjencën e njerëzve. Aq më keq kur përkrah folësve të shqetësuar me të drejtë, rrëmbejnë mikrofonin edhe figura të konsumuara të pushtetit, të rënë nga vahti, madje dhe milionerë të lakuar për korrupsion, që nesër të thonë “ne jemi të protestës”, duke e tundur atë të gjithë së bashku si dekoratë, për mundësi të reja përfitimi.
Të gjitha këto e zbehin fytyrën e protestës, në vend që t’i jepet jetë asaj paqësisht, pa u keqpërdorur, për të mos i dobësuar shpresat dhe vetë protestuesit, mbështetësit e tyre të mos zhgënjehen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.