🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.86 ▲0.95%
ARI 4,412 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,381 ▲ +0.33% ETH $1,919 ▲ +1.17% XRP $1.0041 ▲ +0.83% SOL $77.2600 ▲ +1.73%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.86 ▲0.95 % ARI 4,412 ▼0.2 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.86 ▲0.95 % ARI 4,412 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Gjuhë vulgare dhe thirrje raciste, ja fjalimet nga podiumi i protestës së 34-ët

Protesta e 34-ët para Kryeministrisë duket se e ka pasur të vështirë të ruajë vijën mes revoltës politike dhe shpërthimeve pa filtër nga podiumi. Në fjalimet e mbajtura para protestuesve, disa folës kanë kaluar në ofendime.

Njëri prej folësve, duke iu referuar gjendjes së vendit dhe mënyrës se si, sipas tij, është trajtuar populli shqiptar, përdori një shprehje të rëndë dhe vulgare, të cilën ia atribuoi Fatos Nanos. Fjalimi, që nisi si denoncim politik, përfundoi më shumë si një ushtrim i çuditshëm në kujtesë folkloriko-politike.

Edhe më problematik ishte një tjetër folës i dha protestës nota disi më raciste, i cili i kërkoi “Akademisë Mjekësore” që… t’i ‘bëjnë ‘ADN-në kësaj rrace dhe ta zhdukim nga ky vend.”

Kështu, protesta që prej javësh pretendon të flasë në emër të qytetarisë, natyrës dhe popullit, këtë herë prodhoi një kontrast të fortë mes kauzës së shpallur dhe gjuhës së përdorur nga podiumi. Në vend të artikulimit politik, mikrofoni ofroi një përzierje mllefi, fyerjesh dhe frazash që më shumë e dëmtojnë protestën sesa e ndihmojnë atë.

/TemA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.