Kronika

Gjykata cakton masën arrest me burg për Jorgo Zanin

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Jogo Zanin, të sëmurin mendor që masakroi duke i prerë kokën, kushëririn e tij 12 vjeçar në Palasë të Vlorës.

Zani u paraqit sot në Gjykatë, i braktisur nga familjarët e tij.

Pritet që ai të shoqërohet në paraburgim, ku do të mbahet i izoluar nga të burgosurit e tjerë për shkak të rrezikshmërisë.

Gjendja e tij psikologjike vijon të mbetet e rëndë. Efektivët e policisë i kanë mbuluar kokën gjatë shoqërimit për në gjykatë dhe kanë thënë se gjatë rrugës ai kryente veprime të pakontrolluara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button