☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.56 ▼1.19%
ARI 4,038 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,160 ▼ -1.61% ETH $2,320 ▼ -2.07% XRP $1.2905 ▼ -2.98% SOL $100.3300 ▼ -2.61%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.56 ▼1.19 % ARI 4,038 ▼0.33 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.56 ▼1.19 % ARI 4,038 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gjykata dënon ish-administratorin e DIA, të kthejë 9.5 mln euro

Gjykata e Tiranës dha vendimin e parë ndaj ish-administratorit të DIA, Kastriot Ismailaj sa i takon aferës për mbledhjen e borxheve që konsumatorët e energjisë elektrike kishin ndaj ish-kompanisë çeke CEZ.

Mesditën e së enjtes, Gjykata e Tiranës e përbërë nga një trupë prej tre gjyqtarësh ka vendosur të pranojë padinë e OSHEE ndaj Kastriot Ismailaj, duke e detyruar atë të paguajë në total 9,5 milionë euro si dëm të shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Në këtë padi, OSHEE që përfaqësohej nga juristi, Romeo Karaj ka përllogaritur deri në qindarkën e fundit çdo dëm, që sipas saj i kanë shkaktuar veprimet dhe mashtrimet e Kastriot Ismailajt me kompaninë DIA.

Në përllogaritjen e vlerës përfundimtare të dëmit, gjykata ka vlerësuar se vetëm shuma si pasojë e mashtrimit me mbledhjen e faturave të energjisë elektrike, shkon në 649 milionë lekë të reja.

Gjithashtu, gjykata ka përllogaritur edhe dëmin e shkaktuar nga  kamat vonesat, si dhe  shpenzimet që  OSHEE ka patur në arbitrazh plus interesat për gjithë periudhën deri në dhënien e vendimit.

Pas këtij vendimi pritet apelimi nga Katsriot Ismailaj dhe nëse edhe apeli lë në fuqi këtë vendim, OSHEE ka një tjetër sfidë së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese, ekzekutimin e këtij vendimi për mbledhjen e 9,5 milionë eurove ndaj Kastriot Ismailajt.

Ndërkohë, për të njëjtën ngjarje Ismailaj po gjykohet në dhomën penale të gjykatës për akuzën e  mashtrimit me pasoja të rënda në vlerën e mbi 5 milionë eurove. Ndërsa në një tjetër proces, janë ish-drejtuesit e CEZ në Shqipëri, Jan Ivan dhe Josef Hejsek edhe ata të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.