Kronika
Gjykata e Lartë vendos ‘detyrim paraqitje’ për Armando Prengën
Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ për deputetin Armando Prenga. Mësohet se gjykata ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Armando Prenga duhet të paraqitet çdo të hënë në orën 10.00.
Armando Prenga akuzohet për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Laçit, ky dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa personave të fisit Cali, konflikti me të cilët besohet se ka nisur për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut.