☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.18 ▼1.92%
ARI 4,083 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,165 ▲ +0.05% ETH $2,087 ▼ -0.96% XRP $1.0778 ▼ -0.8% SOL $84.4300 ▼ -1.79%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.18 ▼1.92 % ARI 4,083 ▼0.77 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.18 ▼1.92 % ARI 4,083 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Gjykata e Vlorës lë në burg Belerin, replika të reja Athinë-Tiranë

Në Shqipëri gjykata e Vlorës vendosi sot të lërë në fuqi arrestin me burg për Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”, përfaqësues i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, ndërsa rasti vijon të ushqejë polemikat mes Athinës dhe Tiranës.

Procedurat e mëtejshme për Belerin, i cili akuzohet për shitblerje të votës, do të kalojnë në duart e Prokurorisë së Posaçme për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kandidati i opozitës, u arrestua mesnatën e së premtes, pasi prokuroria siç deklaroi më pas, kishte siguruar prova ndaj tij, duke qenë se një person i infiltruar rezulton të ketë dokumentuar dhënien e parave në këmbim

Avokati i Belerit, sikundër dhe kryetari PBDNJ-së Vangjel Dule, edhe sot folën për një vendim me prapavijë politike, ndërkohë që prej ditës së djeshme, mbi këtë çështje, janë rikthyer përplasjet mes Greqisë, e cila po ashtu është në një situatë zgjedhore, dhe Shqipërisë.

Greqia reagon për arrestimin e kandidatit Fredi Beleri në Himarë, përgjigjet Tirana zyrtare

Edhe vendimin e sotëm të gjykatës, ministria e Jashtme greke e cilësoi “skandaloz, nëse provat nuk janë të pakundërshtueshme”. Në deklaratën zyrtare të ministrisë së Jashtme greke shkruhet se “arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë” e cila konsiderohet prej Athinës si “qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri”.

Deklarata vijon më tej me tonet paralajmëruese se “një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme do të thotë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”.

Nuk vonoi reagimi i palës shqiptare. Në një postim në Twitter, Ministrja e Jashthme Olta Xhaçka shkroi se “është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë grekë, kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, theksoi zonja Xhaçka.

Ministrja e Jashtme shqiptare shtoi se “nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tone”, përfundon reagimi i zonjës Xhaçka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.